Rreth Nesh

Shtëpia botuese MESAZHI është krijuar në vitin 2000. Që në fillimet e saj MESAZHI ka pasur dhe vazhdon të ketë si parësore, botimet islamike. MESAZHI është tribuna, ku shpalosen njohuritë e personaliteteve akademike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, viset e tjera shqiptare, diaspora, si dhe nga bota, në fushën e teologjisë islame, si në legjislacionin islam, fikh, tefsir, hadith, si dhe në shkencat shoqërore, si sociologji, filozofi, psikologji, histori, etj.. Libri ky mik i pandarë i njeriut, vjen në dorën e lexuesit më shumë i pasuruar. I përgatitur nga një staf I zellshëm që mundohen gjithmonë të sjellin më të mirën për lexuesit shqiptarë kudo që ndodhen. Më shumë se 2000 tituj librash. Libra dhe Mus’hafe në shqip dhe gjuhë të huaj.
OBJEKTIVAT
1- Të kontribuojë në përtëritjen e besimit në një Zot dhe në pasurimin e vlerave morale tek populli dhe posaçërisht tek rinia shqiptare. (Besimi dhe morali)
2- Të kontribuojë në ngritjen akademike dhe aftësimin profesional të rinisë shqiptare. (Arsimi dhe aftësimi profesional)
3- Të nxisë intelektualët shqiptarë për t’u angazhuar realisht në rizgjimin dhe forcimin e vetëdijes kombëtare. (Vetëdija kombëtare)
4- Të kontribuojë në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit urban. (Përgjegjshmëria shoqërore)
5- Të kontribuojë në zhvillimin e mundësive dhe alternativave që i shërbejnë kultivimit të vlerave universale të lirive dhe të të drejtave të njeriut. (Të drejtat njerëzore)
"Tek MESAZHI do të gjeni ekskluzivisht botimet më të reja të të gjithë autorëve."

MISIONI
Misioni I Shtëpisë Botuese MESAZHI është të sjell një format të perfeksionuar të librit me zë fetar jo vetëm në bibliotekën e lexuesit të përkushtuar Musliman por edhe të çdo të pasionuari Shqiptar pas leximit. Klienti prioriteti ynë… Jemi gjithmonë në plotësimin e kërkesave tuaja….Me ne më afër dijes…

VIZIONI
Kultivimi i vlerave universale në shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë tek të rinjtë si projektues të së ardhmes dhe rimëkëmbës të trashëgimisë islame. Kultivimi i një shoqërie të drejtë dhe të ekuilibruar, ku mbizotërojnë vlerat shpirtërore, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjelltë.