• Shporta e Blerjeve është bosh!

Parathënie
Ardhja e Islamit si fe para 14 shekujsh u shoqërua me zhvillimin e një qytetërimi të përmasave botërore, i cili e shtriu ekzistencën e tij në tre kontinente: Azi, Afrikë dhe Europë.
I udhëhequr nga fryma, parimet dhe botëkuptimi që buronte prej teksteve të shenjta të Islamit, Kuranit të Madhërishëm dhe Traditës Profetike, ky qytetërim arriti të sintetizonte dhe të zhvillonte më tej arritjet më të mira të dijes dhe kulturës njerëzore të kohës.
Një nga aspektet më të ndritura të tij është ai që njihet si "mendimi islam".
Sipas shumë studiuesve, ky term shënon produktin intelektual të dijetarëve, juristëve, shkencëtarëve e mendimtarëve muslimanë, i cili produkt është formësuar nga botëkuptimi, idetë dhe parimet e Islamit.
Ndër popujt që kanë lënë gjurmë në këtë trashëgimi të pasur botërore, janë edhe shqiptarët, pas pranimit masiv te Islamit nga ana e tyre.
Kontributin e tyre në shkencë, literature, publicistike, arsim etj. e gjejme brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, me figura të tilla si arkitekt Sinani, Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Nasirudin Albani, H. Ali Korça, H. Ibrahim Dalliu etj.
Për shkak të ndryshimit dhe përmbysjeve të vazhdueshme të rrethanave politike, shoqërore dhe historike në njëqindvjeçarin e fundit, edhe zhvillimet e mendimit islam te shqiptarët kanë pësuar shumë luhatje gjatë kësaj kohe, duke shkuar deri në ndërprerje, për t'u riaktivizuar më pas në nivele të ndryshme.
Hulumtimi i këtyre zhvillimeve nuk ka hasur deri tani në vëmendjen dhe seriozitetin e duhur nga shkenca shqiptare.
Kjo mungesë e vëmendjes dhe e seriozitetit ka ardhur më së shumti si pasojë e rrethanave politike e ideologjike ku lindi e u zhvillua kjo shkencë.
Një arsye tjetër është edhe ndërgjegjësimi i ngadaltë mbi rëndësinë e studimit të kësaj pjese të trashëgimisë intelektuale e kulturore shqiptare.
Me synimin për të kontribuar në mbushjen e këtij boshllëku studimor dhe për të krijuar një platformë të përbashkët që do të ndikojë në lulëzimin e mendimit islam te shqiptarët, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) me seli në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të Mendimit Islam (IT) me seli në SHBA, kanë organizuar në vitet 2015-2016 dy konferenca ndërkombëtare që trajtojnë aspekte të ndryshme të kësaj teme.
Konferenca e parë u zhvillua në Tiranë, me temë "Mendimi bashkëkohor islam: Sfida dhe perspektiva", ndërsa konferenca e dytë u zhvillua në Tivar, me temë: "Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva".
Në to morën pjesë kuadro dhe intelektualë muslimanë të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Sanxhaku.
Punimet e këtyre dy konferencave kanë trajtuar zhvillimet bashkëkohore të mendimit islam te shqiptarët dhe ecurinë e arsimit islam në mesin e tyre, me problematikat, arritjet dhe sfidat që parashtrojnë koha dhe situata aktuale rajonale e ndërkombëtare.
Tashmë këto punime do t'i prezantohen publikut shqiptar e më gjerë të botuara në një vëllim të vetëm, të shoqëruar me përmbledhjet e tyre në gjuhën angleze.
Ato do të jenë në dispozicion të organizmave që kujdesen për veprimtarinë akademike, arsimore e kulturore islame, si dhe të lexuesve e studiuesve që kanë në fushën e interesit të tyre kulturën dhe mendimin islam.
Me këtë shpresojmë që libri të shërbejë si një bazë e shëndoshë dhe stimulues për të çuar më tej punën studimore dhe intelektuale në këtë drejtim.
Shfrytëzoj rastin që në emër të organizatorëve t'u shpreh të gjithë pjesëmarrësve në këto konferenca vlerësimin dhe konsideratat më të mira për kontributin e tyre të vyer.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good