• Shporta e Blerjeve është bosh!

Libri Xhevahiri i Besimit, i cili është koment i Akides ëe Tahaviut ështe libri i rradhes i Dr.Shefqet Krasniqit në të cilin shtjellohet në mënyrën më të saktë akidja, apo besimi i muslimaneve rrespektivisht i Ehli Synnetit dhe Xhematit.

Ky liber paraqet besimin e Ebu Hanifes dhe nxënësve të tij pastaj mësuesve të tyre deri tek Abdullah bin Mesudi, Aliu, r.a dhe të tjerë deri tek Pejgamberi [sal-Allahu alejhi ve sel-lem]. Nga ky libër mësojmë se si ta njohim krijuesin, si ta adhurojmë Atë. Mësojmë llojet e Teuhidit, mësojmë shtyllat e imanit, besimi te melaiket , te librat e shenjtë, te Pejgamberët, në Ditën e Gjykimit, në kada dhe kader, ku këtë të fundit autori e sqaron më në detaje .

Në këtë vepër autori paraqet lloje të ndryshme temash të tjera që kanë të bëjnë me besimin si: Cilësite e të madhit Zot, obligimi ynë karshi Pejgamberit, se Kur’ani është fjalë e Zotit nuk është i krijuar, se muslimanët do ta shohin Zotin ditën e Kijametit, se shefati i Pejgamberit alejhi selam, ndërmjetësimi i tij Ditën e Gjykimit është hak i vërtetë. Mësojmë se muslimanët të gjithë janë evlia të Allahut, se ne nuk përshpejtojmë të nxjerrim nga feja asnjë musliman për shkak të ndonjë mëkati që ka bërë.

Feja Islame është feja e mesme ndërmjet ekstremizit të tepruar dhe shpërfilljes dhe të tjera .Ky libër sqaron po ashtu fraksione të ndryshme që nuk janë pjesë e Ehli Synnetit. Me pak fjalë ky libër është një enciklopedi e vogël rreth çështjes së besimit për të cilën ka nevojë çdo musliman dhe se ai i cili e lexon këtë e kupton dhe punon me të nuk ka nevojë për asnjë vëllim tjetër të akides dhe se InshaAllah do të jetë nga të shpëtuarit Ditën e Gjykimit.

Vërtet libri është një xhevahir për të cilin ka nevojë çdo besimtare. Libri në fjalë sikurse dhe librat e mëhershëm të Dr.Shefqet Krasniqit është i lehtë për ta kuptuar, i kapshëm për mentalitetin e çdo lexuesi na vijen me dy vëllime me rreth tetëqind faqe.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good