• Shporta e Blerjeve është bosh!

Dr. Jusuf El-Kardavi

U lind dhe u rrit në Egjipt. Para moshës dhjetëvjeçare bëri hifzin e Kur’anit, më pastaj vazhdoi mësimet në Universitetin e njohur të El-Az’harit.

Në vitin 1953 diplomoi në fakultetin e Usulud-dinit, ndërsa në vitin 1954 fitoi të drejtën për mësimdhënës. Ishte shembullor dhe në vitin 1973 doktoroi.

Pas diplomimit ushtroi disa funksione: ishte mbikëqyrës i çështjeve fetare pranë Vakëfeve Egjiptase, ishte drejtues i sektorit të kulturës islame pranë Az’harit, drejtor i institutit fetar në Katar, më pastaj shef i katedrës për studime islame pranë Fakultetit të Pedagogjisë dhe Sheriatit, pastaj dekan i Fakultetit të Sheriatit dhe drejtor i Qendrës për hulumtime mbi Sunnetin dhe Siren (biografinë e Pejgamberit) në Katar.

Pastaj u transferua për një kohë të shkurtër në Algjeri për t’i udhëhequr këshillat shkencore të universiteteve dhe instituteve islame. Që nga vitet e hershme të rinisë së tij u preokupua me çështjet e da’vetit, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mori pjesë në lëvizjen islame. Kjo bëri që disa herë të persekutohet, si p.sh., në vitin 1949, pastaj në vitin 1965. Për shkak të aftësive dhe prirjeve të llojllojshme ai dha kontribut në shumë lëmenj. Është ligjërues efikas i cili bind logjikën dhe trondit zemrën. Është dijetar i thelluar në shkenca të ndryshme islame, të cilën gjë e dëshmon çdonjëri i cili i lexon apo i dëgjon mendimet e tij. Njëkohësisht është edhe poet.

Nga personalitetet më të dalluara të cilët kanë ndikim të veçantë në jetën e tij është shehidi Hasan El-Benna, të cilin e cilësoi me këtë thënie: “Personaliteti me ndikim më të madh në jetën time mendimtare dhe shpirtërore është shehidi i madh Hasan El-Benna, themeluesi i një ndër lëvizjeve më të mëdha islame bashkëkohore”.

Shkroi më tepër se pesëdhjetë vepra, të cilat hasën një prani të jashtëzakonshme nga bota islame, disa nga ato janë ribotuar nga dhjetë herë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ata të cilët kanë shkruar për Kardavin e kanë cilësuar kështu: Ai është nga mendimtarët e rrallë islamë i cili i bashkon tekstet e qarta të Sheriatit dhe nevojat e kohës, dhe se veprat e tij dallohen me precizitetin e fakihut, shkëlqesinë letrare, vrojtime të reformatorit dhe ngrohtësitë e thirrësit.

Llogaritet nga dijetarët më të rëndësishëm bashkëkohor të cilët e përcollën ekonominë islame në sektorin e bankave islame. Dha kontribut në rrjedhat e reja shkencore që nga formimi i tyre me pjesëmarrjen e tij, me udhëheqjen e disa prej tyre dhe me praninë në komisionet mbikëqyrëse. Është anëtar në disa këshilla dhe institute shkencore dhe thirrëse, siç janë: Këshilli i Fikhut pranë Ligës Botërore Islame në Mekke, Këshilli Mbretëror për Studime të Civilizimit Islam në Jordani, në Qendrën për Studime Islame në Oksford, në Këshillin e nderit pranë Universitetit Islamik në Islamabad, në Organizatën për thirrje islame në Suedi… Është një ndër thirrësit e moderuar islam i cili arriti të bashkojë selefizmin dhe reformizmin, mes origjinalitetit dhe bashkëkohores, bëri balancim mes konstantes dhe variables, i cili nuk harron të kaluarën dhe nuk distancohet nga aktualja, e as që është indiferent ndaj së ardhmes.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good