Në shoqëri me Zotin
-
800Lekë
-
Shtëpia Botuese: Furkan
- Autori: Selman Aude
- ISBN: 978-608-216-175-4 Numri i Fletëve: 364
×
Perkujtimi i Allahut Fuqiplote eshte paimagjinueshem shume i lehte. Eshte i arritshem per te gjithe. Nuk ka parakushte per t'u plotesuar ose procedura qe duhet ndjekur. Nuk nevojitet leje per t'u kerkuar. Dyert e perkujtimit te Allahut jane te hapura ne te gjitha koherat, qofte nese se fundmi ishim te angazhuar ne adhurim ose vazhduam ne mekate. Kemi mundesi ta perkujtojme Allahun kur nga gjumi zgjohemi; ta perkujtojme edhe sa here qe ndodh diicka e mire. Po edhe kur na godasin fatkeqesite e kur bejme ndonje gabim, prape Allahun mund ta perkujtojme.
Eshte nga pervoja ime qe perkujtimi i Allahut te lartesuar eshte hapi i pare ne trajtimin e te gjitha semundjeve, fizike dhe shpirterore. Eshte nje recete per cdo te semure me semundje trupore ose dyshim shpirteror, Eshte po aq i nevojitur per te rinjte dhe te moshuarit, te pasurit dhe te varferit, te fuqishmit dhe te dobetit, pasi fundja, te gjithe jane te varur ne menyre te barabarte nga Allahu i Madherishem.