• Shporta e Blerjeve është bosh!

Fatima Umer Nasif është një dijetare e njohur, ligjëruese, akademike, pedagoge dhe punonjëse sociale në Arabinë Saudite.
Ajo ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në zhvillimin e edukimit të vajzave në vend.
Si kryetare e seksionit të grave në Universitetin "Mbreti Abdulaziz" të Xhides për tetë vjet, si profesore e Sheriatit Islam dhe me leksionet e saj të hapura ajo ka frymëzuar një brez të tërë të grave sudite.
Gjithashtu ajo ka botuar disa libra dhe artikuj për cështje të lidhura me Sheriatin për pozitën dhe statusin e grave në shoqëri dhe për të drejtat e detyrimet e tyre.
E lindur në vitin 1944 në Xhide, Fatima Nasif e mori arsimin e parë në Nasifije, një nga shkollat e para për femra në Arabinë Saudite, e themeluar nga nëna e saj Sidika.
Pas diplomimit për histori në Universitetin "Mbreti Saud" në Rijad, ajo kryen një master, pastaj një doktoraturë për "Kuran dhe Sunet" në Universitetin "Ummul Kura" në Mekë.
Fatima Nasif është, gjithashtu, tepër krenare për rolin e saj si shtëpiake, bashkëshorte, nënë dhe si gjyshe.
Rreth librit
"Gruaja në Islam" është libër për statusin e grave muslimane në shoqëri.
Islami i njeh gratë si përfaqësuese të gjysmës së shoqërisë, të cilat ndajnë me burrat barrën e ndërtimit të kësaj shoqërie.
Ata ndajnë mes tyre detyrat e përgjegjësitë, ashtu si edhe sfidat e mundësitë.
Megjithatë, duke qenë të painformuara dhe të paqarta, shumë gra muslimane në shoqëritë bashkëkohore nuk arrijnë të dallojnë se cfarë është e gabuar dhe e pavlefshme.
Pasojat e kësaj paditurie kanë qenë të rënda për to.
Libri pasqyron me hollësi dhe shumë ndjeshmëri të drejtat dhe detyrimet e grave në pikëpamjen islame.
Janë tri pjesë kryesore në libër.
Pjesa e parë trajton statusin e grave para ardhjes së Islamit.
Pjesa e dytë iu kushtohet të drejtave sociale, politike, financiare dhe ekonomike të gruas, sic e përcakton Islami.
Detyrimet e vajzës, roli i bashkëshortes dhe ai i nënës janë shtjelluar në pjesën e tretë.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good