• Shporta e Blerjeve është bosh!

Parathënie
Literatura juridike për të drejtën sheriatke në gjuhën tonë është e paktë, edhe pse madje edhe në ditët e sotme muslimanët në (ish-) Jugosllavi i zbatojnë të drejtën sheriatike, familjare, të trashgmisë dhe atë vakëfore.
Ngaqë opinioni ynë nuk e njeh mjaftueshëm këtë të drejtë, dhe ngaqë kjo e drejtë zhvillohet si lëndë në Fakultetin Juridik në Beograd, ndjehet nevoja që kjo fushë juridike të shtjellohet, të studiohet dhe të ndriçohet.
Ne nuk kemi mundur që deri më tani ta shtjellojmë të gjithë të drejtën sheriatike që është në zbatim kemi, por e kemi shtjelluar vetëm të drejtën martesore, të cilën në fund të fundit shkenca islame e konsideron si pjesën më të rëndësishme të së dreitës sheriatike.
Jemi përpjekur që këtë vepër tonën ta përshtatim që ajo të mundet njëkohësisht të shërbejë si doracak informativ, dhe si libër mësimor për studentët që i nënshtrohen provimit të së drejtës sheriatike.
Gjatë shtjellimit të kësaj materieje juridike, kemi shfrytëzuar metodën krahasimtare, duke krahasuar, për sa ka qenë e mundur, institucionet e së drejtës martesore sheriatike në Jugosllavi, me të drejtën martesore sheriatike në vende të tjera, sidomos në Egjipt dhe Algjeri.
Kjo ishte e domosdoshme për të parë se si e drejta martesore sheriatike, edhe pse e mbështetur mbi burime fetare, ka evoluar me kalimin e kohës në disa vise muslimane.
Evoluimi i kësaj materieje juridike nuk ka ngjarë njëkohësisht dhe njëtrajtësisht në të gjitha vendet ku jetojnë muslimanë.
Në këtë drejtim ka dallime të ndjeshme, ngaqë rrethanat jetësore dhe zakonet kërkonin që disa dispozita të së drejtës martesore të ndryshojnë, përshtaten dhe të sillen në harmoni me nevojat dhe kërkesat shoqërore të disave prej popujve muslimanë.
E drejta martesore sheriatike ka evoluar deri diku edhe te ne në Jugollavi, nën ndikimin e zakonit të praktikës gjyqësore dhe ligjit, mirëpo megjithatë në Algjeri dhe në Egjipt në këtë drejtim është bërë përparim më i madh që mund të na shërbejë si shembull që duhet ndjekur.
Në interes të të kuptuarit më të mirë ishte e nevojshme që në hyrjen e këtij libri të jepet një pasqyrë e shkurtër e zbatimit të së drejtës sheriatike në Jugosllavi, e burimeve, shkollave, karakteristikave dhe kodifikimit të saj.
Kjo do t'iu shërbejë lexuesve që të mund të fitojnë, dhe të krijojnë deri-diku një nocion të përgjithshëm për sistemin juridik sheriatik, dhe të munden ta ndjekin më lehtë paraqitjen e materies për të drejtën martesore ku shpesh do të përmenden burimet dhe shkolla të caktuara.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good