Qasje Bashkëkohore Ndaj Kuranit Dhe Sunetit
-
400Lekë
-
Shtëpia Botuese: AIITC
- ISBN: Numri i Fletëve: 290
KURANI DHE SUNETI janë dy burimet parësore të besimit, jetës, ligjit dhe moralit islam.
Për muslimanët, Kurani është themeli i besimit, ndërsa Suneti është kuadri i parimeve të moralit të lartë.
Të dy së bashku përbëjnë dy burimet e Ligjit (Sheriatit) të Zotit, një udhëzues i drejtë për mirësi dhe lumturi në këtë jetë dhe për lumturinë në Botën Tjetër.
Edhe pse Kurani dhe Suneti, materialisht dhe formalisht, janë dy burime të pavarura, ata janë të lidhur pazgjidhshmërisht në një marrëdhënie dinamike mes tyre.
Urdhërimet dhe rregullat (ahkamet) e Kuranit përbëjnë Ligjin (Sheriatin) e Zotit.
Ato plotësohen me normat e Sunetit origjinal, të cilat, për nga autoriteti, vijnë vetëm pas urdhërimeve të Kuranit.
Kurani i urdhëron muslimanët: "Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj!" (59:7).
Në përgjigje të kësaj nevoje, IIIT thirri një Shkollë Verore të përvitshme për dijetarët, për të studiuar Kuranin dhe Sunetin.
Njëmbëdhjetë punimet e përfshira në këtë vëllim përmbajnë diskutimet e Institutit të parë Veror, 2008.
Esetë që përbëjnë koleksionin, janë diskutime të fokusuara dhe të përbëra nga shkrime të shumëllojshme, mbi tema të rëndësishme të lidhura me Kuranin dhe me Sunetin, me interes të përgjithshëm e studimor, si dhe për lidhjet me to.