• Shporta e Blerjeve është bosh!

Në vijim të veprimtarisë së tij botuese, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) nxori në qarkullim gjatë muajit nëntor 2015, një botim të ri të librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”. Ky është botimi i tretë i këtij libri në përgjithësi, ndërkohë që bie në sy përsëritja e publikimit të tij brenda pak muajve nga botimi i dytë.

Shtysat për ribotimin e kësaj vepre në një periudhë të shkurtër kohore lidhen kryesisht me pozitën e lartë që ajo gëzon në panteonin e literaturës islame, për shkak se përmbledh transmetimet më autentike nga Profeti Muhamed (a.s.). Një faktor tjetër që e bëri të nevojshme përsëritjen e këtij botimi, është edhe kërkesa e lartë për të, që vjen nga lexuesi i literaturës islame në trevat shqipfolëse.

Publikimi i tretë i librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”, në vija të përgjithshme i përmbahet të dytit, por si çdo proces ribotimi, ka pësuar përmirësime të reja, kryesisht nga ana grafike. Megjithatë, teksti arabisht i haditheve profetike është rishikuar tërësisht nga studiuesi Mahmud Arnauti dhe ka arritur një shkallë të lartë saktësie.

Në aspektin grafik, botimi i ri ka një kopertinë të re, të punuar bukur me teknikën e serigrafisë dhe përdorimin e varakut gold nëpër linja. Pjesa e brendshme e librit është punuar me ngjyra; sfondi i tekstit arabisht ka një ngjyrë të lehtë rozë dhe nëntitujt janë me ngjyrë të kuqe. Në këtë mënyrë krijohen thyerje që e bëjnë librin më të këndshëm për syrin e lexuesit dhe shumë estetik si paraqitje.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good