• Shporta e Blerjeve është bosh!

1 - Suneti në terminologjinë islame

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të Gjithësisë, bekimet dhe paqa qofshin mbi të dërguarin e Tij, vulën e

pejgamberëve Muhamedin s.a.v.s. i cili ka thënë:” Mua më është dhënë Kur’ani dhe diç e ngjajshme me të.”1

Sa kaq Allahu e ka dërguar profetin (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me udhëzim dhe fe të

drejtë si përgëzues dhe qortuesnë në çdo kohë, i cili ka qenë kandil ndriçues për besimtarët që e kanë pasuar atë deri

në kohërat e sotme dhe do të jetë deri sa të egzistoj jeta mbi këtë tokë, ai i cili ia ka kthyer sytë çdo të verbëri, i ka

udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë dhe i ka mbrojtur nga humbja. i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut

qofshin mbi të) ishte ai i cili kumtoi shpalljen si më mirë, e la umetin-popullin e tij në bardhësi të qartë, nata e së cilës

është si dita e saj, dhe ka thënë:” Unë me të vërtetë ju lë juve diçka në qoftë se ju i përmbaheni asaj nuk do të humbni, e ata

janë libri i Allahut dhe suneti im.” Po ashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:”

Me të vërtetë kush do të jetoj pas meje do të shoh përçarje të mëdha për këtë u porosis të kapeni për sunetin tim dhe sunetin e

prijësve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për to fortë me dhëmballë dhe kini kujdes nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është

bidat, e çdo bidat të çon në humbje.”2

Pra tema jonë në këtë tubim të begatshëm me lejen e Allahut do të jetë për sunetin (rrugën e

ndjekur,traditën) e profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe për pozitën e saj të cilën e ka në islam.

Në gjuhën arabe fjala”suneh” do të thotë:”Rrugë”, siç ka thënë Allahu në Kur’an:” Pra ata nuk janë duke pritur

vetëm se rrugën e të parëve të tyre.”(Fatir:43) Që do të thotë nuk presin vetëm se rrugën, adetin e të parëve të tyre e

cila ishte përgënjeshtrim i rrugës së të të dërguarve, prandaj edhe ligji i Allahut është ti dënon ata të cilët mohuan të

dërguarin e Tij dhe i përgënjestruan ata. Gjithashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)

ka thënë:” Ju me të vërtetë do të ndiqni rrugën e atyre që ishin para jush”3. Pra rruga në hadithin e ka kuptimin rrugën e

popujve që kanë qenë para jush.

Kurse suneti në terminologjinë islame është: çdo transmetim nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e

Allahut qofshin mbi të) qoftë fjalë apo vepër e tij, apo pëlqim nga ana e tij. Disa të tjerë kanë shtuar edhe cilësitë e tij,

pra arijmë të nënkuptojmë se çdo gjë e cila transmetohet deri tek ne në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut

(paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) prej këtyre llojeve të cilat i cekëm më lartë llogaritet si sunet i të

dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). 

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good