AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Kryeje namazin prej kthimit të
Diellit(nga gjysma e
qielli) deri në
errësirën e natës dhe kendo Kuran në
agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është
e
dëshmuar ( nga
engjëjt).”
(Kurani, 17:78)
THËNIE
PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ka thënë:
“Ai që e fal sabahun, e ka garancinë e
Allahut.”
( E SHËNON MUSLIMI.)
URTËSI
Hasen el
Basriu thoshte: "O biri i Ademit! Në qoftë se e nënvlerëson namazin, cila
çështje e fesë të qenka e rëndësishme?!"
DILEMË
Jam zemërmirë, ndaj nuk kam pse falem
(!)
I Dërguari i Allahut, Muhamedi na ka treguar se, për çdo mëkat që bën njeriu, i vendoset nga një njollë e zezë në zemër... Atëherë, si mund të jetë zemërbardhë ai që së paku pesë herë në ditë e zezon zemrën e tij duke mos u falur, përkatësisht mëkaton ndaj Allahut?!
KËSHILLË
Bëhu prej atyre që e falin sabahun,
në mënyrë që ta fitosh garancinë e Allahut, dhe kurrë mos e nënvlerëso namazin,
sepse ai është shtylla e fesë.
Marrë
nga libri: PER TY QE S'FALESH
Autor: Jusuf
Kastrati
Botuar
nga: MESAZHI.
Viti
i Botimit: 2020.
Faqja:
9 – 10.