AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ata që u përmbahen thënieve të
Librit dhe që e kryejnë
namazin, ta
dine se Ne, pa dyshim,
nuk do t'ua
humbim shpërblimin punëmireve.”
(Kurani, 7:170)
THËNIE
PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ka thënë:
“ Pesë namazet ditore, prej
njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njëri te tjetri dhe Ramazani,
prej njërit deri në Ramazanin tjet5r, shlyejnë gjynahet që janë në mes tyre,
nesë ruheni prej mëkateve të mëdha.
[E SHËNON MUSLIMI
URTËSI
Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thoshte:
"Ai që fal namaz, troket në derën e Mbretit (Allahut)
dhe, kujtdo që vazhdon së trokituri në atë derë, një ditë do t'i hapet."
DILEMË
Nuk mund të falem, sepse s'mund të
heq dorë nga gjynahet (!)
Për asnjë
arsye mos e lër namazin! Falu, edhe në qofsh mëkatari më i madh!
Nëse e fal namazin, Allahu do të të ndihmojë
të bëhesh besimtar i denjë dhe të largohesh nga punët e këqija.
KËSHILLË
Asnjëherë mos e lër namazin javor,
atë të xhumasë, por fale, që ta fitosh mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit tënd
Bujar!
Marrë nga
libri: PER TY
QE S'FALESH
Autor: Jusuf Kastrati
Botuar
nga: MESAZHI.
Viti i
Botimit: 2020.
Faqja 16-17.