AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë! Përkuluni
dhe
pëuluni në sexhade
(para Allahut)!
Adhuroni Zotin tuaj dhe
bëni vepra
të mira për të arritur
shpëtimin!”
(Kurani, 22:77)
THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ka thënë:
“ Sa here që një musliman e zë ndonjë namaz i detyrueshëm
dhe merr avdes si duhet, përulet në namaz dhe bën rukutë në mënyrë të denjë,
atij i falen mëkatet e mëparshme, nëse ruhet nga mëkatet e mëdha.
Kjo vlen përgjithmonë.”
(E SHËNON MUSLIMI.)
URTËSI
Ibn Ashuri, lidhur me ajetin e mësipërm, ka thënë:
"Këtu, me ruku (përkulje) dhe sexhde, është për qëllim namazi. Allahu ka
veçuar rukunë dhe sexhden nga veprat e tjera të namazit sepse janë shtyllat
kryesore të namazit, ngaqë përmes tyre shfaqet më së shumti përulësia dhe
adhurimi."
DILEMË
Përtoj
të marr avdes, prandaj s'falem (!)
Avdesi freskon trupin dhe shpirtin, sjell shpërblime të
mëdha dhe shlyen mëkatet. Ai që përsiat mirësitë e tij, asnjëherë nuk përton të
marrë avdes.
KËSHILLË
Merr
avdes si duhet, shko në xhami dhe fale namazin duke qenë i përulur!
Marrë nga libri: PER
TY QE S'FALESH
Autor: Jusuf Kastrati
Botuar nga: MESAZHI.
Viti i Botimit: 202
Faqja 35-36