Shpeshherë na ndodh që të ballafaqohemi me situata në të cilat mund të mos jemi në nivelet e duhura të elegancës dhe edukatës.
Na rastis të gjendemi në ndonjë situatë, jo fort të dëshirueshme, keqardhjen për të cilën fillojmë ta shprehim madje ende pa u larguar mirë prej saj.
Kjo gjendje i faturohet një mori shkaqesh ndër të cilat do të përmendim nënvlerësimin e vlerës së bashkëbisedimit në përgjithësi, vobektësinë dhe mungesën e mënyrave të nevojshme të mendimit për të realizuar bashkëbisedime të suksesshme, si dhe varfërine vokabulare dhe paaftësine për të artikuluar idetë dhe mendimet.