Fenomenet e Civilizimit Islam
-
490Lekë
-
Shtëpia Botuese: FURKAN
- ISBN: Numri i Fletëve: 158
Shejh Ikrima Sabri, Imami dhe Hatibi i Xhamise Aksa, u lind më 15 nëntor 1938.
Rrjedh nga një familje e njohur për fenë dhe diturinë.
I ka pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza.
Mësimet e para i mori në Medresenë Salahije në Nablus, e pastaj vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Bagdatit, nga ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1963, në degën Sheriat Islam dhe Gjuhë Arabe.
Në vitin 1989 fitoi gradën Magjistër në Universitetin Nexhah në Nablus, kurse në vitin 2001 arriti gradën e Doktoraturës në Universitetin e Ez'herit, në fakultetin e Fikhut Islam.
Fillimet e përvojës së tij në punë Shejh Ikrima i pati në Medresenë fetare të Aksasë (Instituti i Shkencave Islame dikur).
Pas Luftës së Qershorit të vitit 1967, Shejh Ikrima u bë drejtor i të njëjtës Medrese, e cila u pushtua nga sionistët, çka bëri të detyrueshëm transferimin e saj në Qytezën e vjetër dhe më pas brenda Xhamisë Aksa, në portën e Esbatëve.
Shejh Ikrima Sabri mori disa pozicione të rëndësishme në Xhaminë Aksa, prej tyre: Drejtor i Ligjëratave dhe orientimeve në Bregun përëndimor, Drejtor i Fakultetit të Shkencave Islame, Mufti i përgjithshëm i Kudsit dhe gjithë Palestinës.
Shejh Ikrima ka kontribute të vyera në shumë aktivitete publike dhe shoqërore.
është themelues i Këshillit të Dijetarëve të Palestinës në vitin 1992, Presidenti i Këshillit të Lartë të Fetvasë në Palestinë dhe Hatib i Xhamisë Aksa.
Po ashtu, anëtar i Kongresit Ndërkombëtar Islam me qëndër në Mekë, anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Jurisprudencës Islame në Xhida, që është organ i Konferencës Islamike, anëtar themelues i Kompleksit të Jurisprudencës Islame në Amerikë.
Në vitin 1998 u zgjodh kryetar i Këshillit të Lartë Islam të Kudsit.
Shejh Ikrima Sabri ka shkruar disa vepra dhe punime shkencore.