• Shporta e Blerjeve është bosh!

Ky studim shtjellon arsyet se përse gjuha e Kuranit është mahnitëse, e pashoqe dhe dëshmi e autoritetit të tij hyjnor.
Autori krahason gjuhën e Kuranit me gjuhën e poezisë para islamike, thëniet (hadithet) e të Dërguarit (a.s.) dhe gjuhën e arabëve, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, për të treguar që, megjithëse Kurani u shpall në gjuhën arabe, ajo ishte një arabishte krejtësisht të re.
Dëgjuesit e parë dhe më të hershëm muslimanë e shihnin këtë si mrekulli dhe iu përgjigjën fjalëve, tingujve dhe ritmit të Kuranit, me një qëndrim thellësisht vlerësues të bukurisë dhe madhështisë së tij, gjuhën e të cilit dëgjuesit modern, edhe pse të familjarizuar tashmë me të, apo përkundër faktit se munden të përdorin një shumëllojshmëri fjalorësh dhe studimesh, nuk ia arrijnë ta kapin plotësisht.
Për të sjellë në jetë dicka nga kjo mrekulli, autori përpiqet ta heqë këtë pengesë dhe t'ua paraqesë Kuranin lexuesve, sikur ta dëgjonin për herë të parë.
Kështu, ai i udhëheq lexuesit drejt vlerësimit të bukurisë së Kuranit, përfshirjes më thellë në të dhe drejt një kuptimi më të qartë të strukturës dhe rrjedhës së tij.
Për të mbështetur analizën e tij, Saeh i kushton vëmëndje të vecantë sures El Muddethir.
Në këtë mënyrë, e rijetëzon Shpalljen, duke treguar që secila sure ka tipare dhe karakteristika të dallueshme, që e bëjnë atë të qëndrojë në mënyrë unike, në skemën dhe tërësinë e saj.
Rreth autorit
Bassam Saeh është diplomuar për Letërsi Arabe në Universitetin e Damaskut, Siri, dhe ka kryer studimet e Masterit dhe Doktoraturës për Poezinë Bashkëkohore Arabe, në Universitetin e Kajros.
Ai ka qenë drejtues i Departamentit të Arabishtes në Universitetin e Tishrinit, në Siri.
Ka qenë pedagog në një numër universitetesh të tjera, përfshirë Universitetin e Oksfordit dhe universitete në Algjeri dhe në Arabinë Saudite.
Është themeluesi dhe drejtori i Akademisë së Studimeve të Avancuara në Oxford (1990-2005).
Ka redaktuar dhe drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizione, si dhe është autor i disa librave.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good