• Shporta e Blerjeve është bosh!

Zotit i takon falënderimi derisa Ai të kënaqet me ne, i takojnë lutjet derisa t'i pranojë ato, Atij i takon çdo gjë që ka në tokë e në qiej.
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), sjell për ju në shqip librin "Muhtesar Sahih el-Buhari" në një version të shkurtuar, thesarin më të çmuar të traditës së Profetit Muhamed (a.s.).
Ky libër ka qenë në vëmendje të AIITC-së prej kohësh, duke pasur parasysh vlerat e tij teologjike dhe gjerësinë e mesazheve njerëzore e shkencore që përcjell.
Në Kuranin e Madhërishëm Allahu thotë: "I Dërguari i Allahut është shembull i mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahu dhe tek Dita e Fundit." (El-Ahzab:21)
Në elitën intelektuale muslimane, kudo në botë, është pranuar se burimet kryesore të Islamit, njëkohësisht dhe bazat për të kuptuar vizionin e tij, janë Kurani Fisnik dhe trashëgimia e Profetit Muhamed a.s., e cila njihet me termin "Sunet - rrugë, traditë".
Këto dy burime plotësojnë njëri-tjetrin, sepse Kurani është Libri i Zotit, është burim i të vërtetave absolute, kurse Suneti është shpjegues i Kuranit dhe plotësues i udhëzimit të tij në lidhje me hollësitë dhe shembujt praktikë.
Pa studimin e tij, muslimani nuk mund ta ketë të plotë njohurinë mbi normat dhe dispozitat e fesë së vet.
Po ashtu edhe studiuesit, muslimanë apo jomuslimane qofshin ata, nuk mund të kenë një përfytyrim të saktë dhe të plotë mbi thelbin monoteist të Islamit, si dhe të parimeve të tij shpirtërore, morale, juridike dhe kulturore, nëse nuk njohin Sunetin.
Kjo rëndësi e shprehur edhe përmes teksteve të ndryshme kuranore, ka bërë që muslimanët të kuptojnë se atyre u kërkohet të regjistrojnë dhe të ruajnë çdo fjalë apo çdo veprim që vjen prej të Dërguarit të Allahut alejhi selam.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good