Komentimi i Librit të Teuhidit, pajisur me shpjegimet e Suljeman Ali Shejkh dhe Abdurahman Ali Shejkh
-
2,500Lekë
-
Shtëpia Botuese: PRIVAT
- ISBN: Numri i Fletëve: 670
Në këtë koment:
• Trajtohet gjerësisht teuhidi i Allahut të Lartësuar, që është tema më e rëndësishme e fesë islame.
• Shtjellohen Teuhidi rububije, teuhidi esma ue sifat dhe teuhidi uluhije.
• Pjesën kryesore e zë shpjegimi i teuhidit të ibadetit (adhurimit), i cili është thelbi i librave hyinorë, qëllimi i dërgimit të profetëve dhe urtësia e krijimit të xhinëve dhe njerëzve, duke i dhënë rendësi shpjegimit të ibadeteve të zemrës dhe veçimit të tyre, për Allahun e Lartësuar.
• Sqarohet shirku në rububije, në uluhije dhe në esma ue sitat.
• Shpjegohen gjerësisht llojet e ndryshme të shirkut të madh.
• Sqarohen mirë format e shumta të shirkut të vogël.
• Ndahen qartë rastet që janë shirk i madh nga ato që janë shirk i vogël.
• Shtjellohen çështjet në të cilat ka nevojë të dallohen rastet që janë shirk nga ato që nuk janë shirk.
• Sqarohen rrugët që çojnë në shirk dhe mënyrat e mbrojtjes së pozitës së teuhidit.
• Ndiqet metoda e dijetarëve të hadithit, duke argumentuar me Kuran Sunet dhe dëshmitë e selefëve, ndryshe nga metoda e kelamistëve të cilët bazohen në arsyetimet e tyre të ndërlikuara dhe shpeshherë të pavlera.
• Shpjegohet gjerësisht besimi i "ehli sunet-it' në emrat dhe cilësitë e Allahut, si dhe në kaderin e Tij.
• Shpesh përmenden edhe urtësi të Allahut të Lartësuar.
• Citohen shpjegimet e dijetarëve, çka tregon qëndrimin unanim të umetit në çështjet e teuhidit.
• Sqarohen paqartësitë që ngjallin sektet e sufizmit mbi çështjet
e teuhidit.
• Mënjanohen pështjellimet e atyre që e teprojnë në tekfir.
• Ndonëse nuk ndeshim renditjen e nje enciklopedie, por duket si një vepër që përfshin çështjet e akides islame.