• Shporta e Blerjeve është bosh!

PARATHËNIA E RIBOTIMIT
Me emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit
Lavdia i takon vetëm Allahut të Lartësuar, Zotit të Gjithësisë.
Lavdërimi dhe paqja qofshin për Muhamedin, qe është dërguar mëshirë për të gjitha botët!
Profeti Muhamed (s.a.u.s.) është më i nderuari i bijve te Ademit dhe vula e të gjithë profetëve.
Dërgimi i tij është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit.
Dijetarët kane përmendur mbi një mijë argumente që dëshmojnë për vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit (s.a.u.s.).
Një nga këto argumente të qarta është edhe vetë jetëshkrimi i tij.
Kushdo që e lexon me çiltëri jetën e Profetit Muhamed (s.au.s.), bindet se Ai është i Dërguari i Allahut.
Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) vërejmë ndihmën e vazhdueshme të Allahut të Lartësuar për triumfin e thirrjes së tij, për suksesin e tij të madh në thirrjen e tij, për mposhtjen e të gjithë armiqve dhe të kundërshtarëve të Islamit, për ngadhenjimin e fesë së tij, për ngritjen e emrit të tij, për shpëtimin e tij nga të gjitha rreziqet dhe tentativat për ta vrarë.
Profeti Muhamed (s.a.u.s.) ka folur me emrin e Allahut të Lartësuar dhe si i Dërguari i Tij.
Do të kishte qenë e pamundur që Allahu t'i jepte atij gjithë këtë ndihmë, sukses, triumf, krenari dhe ngritje, nëse ai do të kishte qenë profet i rremë.
Nuk i shkon lavdisë së Zotit të Lartësuar, fuqisë, urtësisë, drejtësisë, mëshirës dhe diturisë së Tij ta lejojë një njeri, që mëton (pretendon) rrejshëm se është i Dërguari i Tij, të ketë triumf kaq të madh mbi të gjithë kundërshtarët.
Kushdo që i njeh Zotin e Atributet e Tij të larta dhe nuk e pranon Muhamedin (s.a.u.s.) si të Dërguar të Tij, pasi njihet me jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) dhe ngadhënjimin e Islamit, në fakt, mendon keq për Allahun dhe shpif për Atributet e Tij të larta (Zoti na ruajtë nga kjo)!
Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) pasqyrohen morali i tij i përsosur e shumë të dhëna për të fshehtat që u përmbushën gjatë jetës së tij ose pasi ai ndërroi jetë.
Aty tregohen edhe shumë mrekulli të tij.
Kur lexojmë jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.us) jetojmë me të dhe me shokët e tij, a thua se po i përjetojmë me ta etapat e jetës së tij profetike, momentet e zbritjes së Shpalljes, ngjarjet, mundimet, sprovat, vuajtjet, torturat. përpjekjet, sakrificat, sukseset dhe fitoret. Prandaj njohja e jetës së Profetit (s.a.u.s.) na bën t'i duam më shumë atë dhe shokët e tij (kënaqësia e Allahut qoftë për ta!).
Profeti (s.a.u.s.) është shembulli më i mire për gjithkën. Dhe në Rrugë të Drejtë është vetëm ai që ndjek rrugën e tij dhe të shokëve të tij.
Njohja e jetëshkrimit të Profetit (s.a.u.s.) na ndihmon ta marrim atë për shembull, të ndjekim Synetin e tij dhe të ecim në rrugën e tij e të shokëve të tij.
Jetëshkrimi i të Dërguarit Muhamed (s.a.u.s.) na mëson edhe metodën që duhet ta ndjekim për t'i thirrur njerëzit në besimin e pastër
dhe për ta rimëkëmbur ymetin islam.
Libri që kemi në dorë, është një përmbledhje e jetëshkrimit të Profetit Muhamed (s.a.u.s.). Libri është shumë i këndshëm për këdo që dëshiron ta njohë jetën e të Dërguarit Muhamed (s.a.u.s).
Ky libër mund t'u lexohet fëmijëve në familje, nxënësve nëpër shkolla, xhematit në xhami.
Shokët e Profetit Muhamed (s.a.u.s.), u mësonin fëmijëve të tyre kronikat e ngjarjeve të Profetit (s.a.u.s.), ashtu siç u mësonin atyre një sure të Kur'anit.
Libri është botuar disa herë.
Ky është botim i ri i rishikuar, i përmirësuar dhe i plotësuar. Për rishikimin dhe përmirësimin e duhur të librit na është dashur t'i referohemi rregullisht literaturës arabe në fusha të tilla, si: shpjegimi i haditheve (shuruhul hadith), sqarimi i fjalëve të panjohura (garibul hadith), jetëshkrimi i Profetit Muhamed (sira), shpjegimi i sira-s, virtytet e Profetit (shemail), argumentet e profetësisë (delail nubuve), si edhe enciklopedi gjeografike, fjalorë etj.
Poshtëshënimet janë të përmirësuesit të ribotimit.
E lusim Allahun që kjo punë të jetë e dobishme për lexuesin.
Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar.
Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin, Muhamedin (s.a.u.s)!

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good