• Shporta e Blerjeve është bosh!

Jeta është aventurë.
Për të qenë i suksesshëm, duhet ndërmarrë veprime në të cilat fshihen edhe të papritura e rreziqe.
Por jo çdo gjë në jetë ia vlen të rrezikohet.
Ka gjera me të cilat nuk bëhet lojë.
E këtillë është koha.
është pasuri e cila duhet të investohet vetëm në gjëra të sigurta ndryshe humbjet mund të jene të paparashikueshme.
Bile disa dijetarë myslimanë as vdekjen nuk e kanë parë më të rëndë se humbjen e kohës, për faktin se, nëse vdekja të ndan fizikisht nga dynjaja, humbja e kohës të ndan nga Allahu xh.sh.
Humbja e kohës, me zhvillimin teknologjik, ka kaluar në një stad tjetër, në një nivel edhe më shqetësues, atë të një dukurie të rrezikshme, të cilës i janë kushtuar e po i kushtohen dhjetëra e qindra punime shkencore, një prej të cilëve edhe libri Aventurat i Ibrahim Sekranit, i cili, thënë të vërtetën, është nga punimet më të mira të bëra në këtë fushë.
Ajo që e bën të veçantë këtë libër është qasja ndaj fenomenit të humbjes së kohës në internet, në përgjithësi, dhe në rrjetet sociale, në veçanti, duke u marrë me aventura, të cilat rrezikojnë të ardhmen shkencore dhe profesionale të studentëve të dalluar dhe jo vetëm.
Libri i dedikohet edhe të tjerëve, hoxhallarëve, edukatorëve, reformatorëve, dhe të gjithë të tjerëve që kanë nje rol më të theksuar dhe një përgjegjësi më të madhe në shoqëri.
Ai vuan bashkë me të prekurit nga ky fenomen.
Shkatërrimi i potencialeve dhe çuarja dëm e tërë asaj energjie, e cila po të shfrytëzohej për punë të hajrit, do të bënte çudira, është diçka stresuese për librin dhe autorin.
Ndaj edhe i rreket kësaj problematike nga ky prizëm.
Autori ofron shembuj dhe modele tejet të suksesshme të cilat kanë menaxhuar kohën në mënyrën më produktive të mundshme.
Me këtë, siç edhe e përsërit më shumë se një herë, që të mos keqlexohet e keqkuptohet, nuk synon asnjëherë izolimin apo bojkotimin e teknologjisë së re informative, por balancimin e gjërave, dhënien përparësi gjërave më të rëndësishme, atyre që kanë dobi më të madhe.
Libri Máxhereját i Ibrahim Sekranit është njëri ndër librat më të mirë që do ta lexoni dhe i cili do tua ndryshojë rrjedhën e jetës, duke iu ndihmuar të kaloni nga një fazë e çrregullt në fazën tjetër ku kontrollin e ka arsyeja, jo justifikimet e kota dhe të gabuara.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good