• Shporta e Blerjeve është bosh!

PARATHËNIE
Sot lexuesit e vegjël shqiptarë po marrin në duart e tyre një libër tepër interesant me titull: "Aventurat e Bilalit të vogël".
Pa frikë mund të thuhet se ky libër është dallëndyshja e parë në zhanrin e letërsisë artistike fetare myslimane shqiptare.
Autori i librit, megjithëse i ri në moshë, ka arritur që të na sjellë një libër artistik me një përmbajtje të shëndoshë fetare islame për moshat e vogla.
Ai ka ditur që të ndërthurë me mjeshtëri tematikën fetare islame me jetën e gjallë të familjeve të zakonshme të besimtarëve myslimanë shqiptarë të ditëve tona.
Nxjerrja në dritë e këtij libri është me të vërtetë një risi në fushën e letërsisë artistike shqiptare.
Autori i librit ka ditur që të gjejë mënyrën më efikase të përcjelljes së mësimeve islame për shoqërinë e sotshme shqiptare.
Këtë gjë ai nuk e bën përmes krijimit të heronjve idealë, që shumë herë duken sikur kanë rënë dje nga qielli, por na e jep përmes personazheve realë, që janë njerëz prej mishi dhe gjaku, besimtarë të thjeshtë myslimanë shqiptarë me të mirat dhe me të metat e tyre.
Bilali, Enesi, Joni, Aliu, janë heronjtë e këtij libri, të cilët hap pas hapi, ngjarje pas ngjarjeje dhe aventurë pas aventure nisin dhe bëhen shumë të dashur për lexuesit e vegjël muslimanë shqiptarë, duke u kthyer në heronjtë e tyre.
Por mençuria e autorit qëndron në faktin e inkuadrimit të këtyre heronjve të vegjël dhe të bashkëmoshatarëve të tyre në gjirin e familjeve të plota dhe të shëndosha myslimane shqiptare, ku kanë vendin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm edhe prindërit dhe gjyshërit e këtyre vogëlushëve.
Një nga vlerat më të mëdha të këtij libri është ndërthurja tepër e harmonizuar e mësimeve fetare me jetën e përditshme njerëzore, e fesë me shkencën dhe arsimin.
Kjo novelë është pjesa e parë e një vepre të gjatë, e cila do të plotësohet me pjesë të tjera, për të cilat autori po punon që t'i përfundojë sa më shpejt.
Aty do të lexoni shumë aventura të reja të heronjve të vegjël të këtij libri tërheqës dhe do të mësoni shumë kuriozitete të reja shkencore, pa harruar mësimet e reja fetare.
Kini pak durim sepse shumë shpejt do t'i kini edhe ato në duart tuaja, duke pasur kështu para jush një nga librat më të mirë të letërsisë fetare artistike islame për fëmijë në Shqipëri.
I urojmë suksese të mëtejshme autorit të librit!

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good