Bazat e Imanit në dritën e Kuranit dhe Sunetit
-
1,150Lekë
-
Shtëpia Botuese: Nun
- Autori: Grup autoresh
- ISBN: 9786084809141 Numri i Fletëve: 294
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, na ka mësuar këtë fe në tërsi dhe na i ka sqaruar edhe bazat, edhe degëzimet e saja, është e pamundëshme që Pejgamberi salallahu alejhi ve selem të mos e ketë mësuar umetin e vet për teuhidin:
Ndër temat e tjera në këtë libër do te lexoni:
Besimi në meleke, Besimi në librat e zbritura, Besimi në Kuran dhe veçorit e tij, Besimi në Pejgamberë, Besimi në diten e fundit, Besimi në kadan dhe kaderin (Caktimin e Allahut), Islami, Imani dhe Ihsani, Islami, Imani, shtyllat e tij dhe sqarim i gjykimit per ate qe ben gjynah te madh, Ihsani, Lidhja mes Islamit, Imanit dhe Ihsanit, Kalifet e drejte, Dhjete te pergezuarit qe do te hyne ne Xhenet, Detyrimet ndaj udheheqesve muslimane, ndaj muslimaneve ne pegjithesi dhe detyrimi per te mos u ndare nga Xhemati musliman, Detyrimi ndaj liderëve muslimane, Qortimi i përarjeve dhe kundërshtive etj.
Besimi tek Allahu është baza më e rëndësishme e imanit. Është baza me pozitë më madhështore dhe me vlerë më të lartë. Ajo është bazë e të gjitha bazave, është themel i ndërtimit të imanit, esenca e ekzistimit të tij, kurse bazat e tjera vijnë si degëzim i kësaj baze, kthehen tek ajo dhe ndërtohen mbi të. Besimi tek Allahu është besim se Ai është i Vetëm, si në zotërimin e Tij, si në meritën për adhurim, si dhe në Emrat dhe Cilësitë e Tij. Këto janë tri baza mbi të cilat ndërtohet besimi tek Allahu, madje feja islame e pastër quhet monoteiste (Teuhid), pikërisht për atë se ndërtohet mbi besimin se Allahu është i Vetëm në sundimin dhe veprat e Tij në të cilat nuk ka ortak, është i vetëm në Qenien, në Emrat dhe Cilësitë e Tij, në të cilat nuk ka të barabartë dhe është i Vetëm në meritën që të adhurohet, e nuk ka rival në të.