• Shporta e Blerjeve është bosh!

Me të vërtetë hamdi, lavdia dhe falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, Atë e falenderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë strehim te Allahu nga sherri i vetes tonë dhe nga të këqijat e veprave tona.

Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush e devijon dhe atë që Allahu e devijon s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot të adhuruar me hak perpos Allahut të vetmit të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij salallahu alejhi ve sel-lem.

"O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju." (En-Nisa: 1)

“O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.”  (El-Ahzab:70-71)

Me të vëretë fjala më e vëreë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më imirë është udhëzimi I Muhamedit salallahu alejhi ve sel-lem, e veprat më të këqija janë të shpikurat (në fe) e çdo vepër e shpikur (në fe) është bidat (risi), e çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në zjarr.

                                                                                            ALLAHU I KA KRIJUAR KRIJESAT DHE IKA DALLUAR MES TYRE

Allahun e Madhëruar e falenderoj, salavate dhe përshëndetje dërgoj për pejgamberin e fundit Muhamedin salallahu alejhi ve sel-lem familjen e tij të pastër, shokët e tij besnikë dhe për besimtarët që ndjekin rrugën e tij.

Gjatë studimeve dhe leximit të librave të fesë islame hasim në gjëra të mrekullueshme të cilat lënë përgjithmonë mbresa thellë në shpirt. Çdo herë kur i përkujton ato, e shoqërojnë duke e ledhatuar dhe nuk e lënë të ndjehet i vetmuar. Tregime dhe informata të këtilla hasim në të gjitha lëmenjtë e librave të fesë islarne, si në Teuhid, apo librat e Akides, në Fikh, në Sire, në Hadith, në histori islame etj. Të gjitha këto rrëfime në vete përmbajnë informata nga të cilat dallojmë veçori me të cilat janë dalluar mes vete krijesat e Allahut. Nëse i hedhim një shikim ajetit kur'anor ku Allahu i Madhëruar ka thenë:

“A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.” (Zuhruf:32)

Po ashtu dhe ajetit tjetër:

“Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë.Allahu është Zot I mirësisë së madhe.” (En-Nisa: 74)

Pra, Allahu Fuqiplotë ka bërë dallim në mesin e krijesave të Tij dhe atë e ka bërë me urtësinë e Tij të pakufishme. Allahu ka zgjedhur dhe ka dalluar mes njerëzve se kë do ta bëjë pejgamber.Ne si besimtarë kur hasin në kësi farë rastesh vetëm se na shtohet besimi dhe më tepër dhe na kënaqet shpirti me iman, sepse na shfaqet urtësia e Allahut, tebareke ve teala. Si ilustrim mund ta përmendim ajetin ku i përmend melekët që e ruajnë xhehenemin. Ka thënë se janë nëntëmbëdhjetë:

“Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.” (El-Mudethir: 30)

Mirëpo ky numër i ruajtësve të Zjarrit ka qënë enigmë për shumë njerëz, por jo edhe për besimtarët.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good