Morali i Biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe
-
700Lekë
-
Shtëpia Botuese: Alsar
- Autori: Prof. Dr. Zekeriya Güler
- ISBN: 9789928243560 Numri i Fletëve: 196
×
Ky libër përbëhet nga 40 hadithe lidhur me moralin e biznesit dhe tregtisë, të përcjella nga i Dërguari Fisnik (a.s.) si dhe nga shpjegimet lidhur me to. Veç kësaj, në kuadër të shpjegimit janë dhënë edhe rreth njëqind e dhjetë hadithe që kanë lidhje drejtpërdrejt ose tërthorazi me temën.
Siç dihet, prona dhe pasuria që i Madhi Zot e ka falur prej zotërimit të Tij, kryesisht fitohet përmes tregtisë. Tregti është shkëmbimi i një malli me një vlerë të caktuar me një vlerë monetare ose me një tjetër mall me vlerë. Si rezultat i këtij shkëmbimi arrihet fitimi i riskut.
Kur’ani Fisnik i paralajmëron ata që fitimin tokësor e shohin si synim të vetëm, i dënon ata të cilët ndërkohë që përfitojnë nga çfarë u ka rënë për hise nga kjo botë kalimtare ose, thënë ndryshe, e shfrytëzojnë si “pushtet tokësor” kapitalin e tyre dhe e harrojnë Ditën e Llogarisë e jetën e amëshuar duke u përjashtuar nga të mirat përjetshme e duke merituar dënimin, shpall se në jeten
e amëshuar nuk do të ketë pazarllëk dhe, nga ana tjetër, thekson se Zoti i ka blerë shpirtrat e pasurinë e atyre që përpiqen në rrugën e Ty kundrejt parajsës dhe i përgëzon ata për këtë tregti që kane bërë.