• Shporta e Blerjeve është bosh!


 Lavdia e plote i takon vetem Allahut, Ate e falenderojme dhe e lavderojme, tek Ai kerkojme mbrojtje dhe strehim dhe tek Ai kerkojme falje. Tek Allahu kerkojme strehim dhe mbrojtje qe te na ruaje nga sherri i shpirtrave tane dhe nga fatkeqesite qe sjellin punet tona te liga. Ate qe Allahu e ka udhezuar ne rrugen e drejte ai eshte i udhezuari dhe i shpetuari, ndersa ate qe Allahu i lartesuar me urtesine dhe drejtesine e Tij e ka lene ne humbje, askush nuk mund ta udhezoje ne rrugen e drejte. Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka te adhuruar te meritueshem vec Allahut dhe deshmoj dhe deklaroj se Muhamedi a.s. eshte robi dhe i derguari i Allahut. Profeti (s.a.u.s.) ka thene: "Me i miri nder ju eshte ai qe e meson Kur'anin dhe ua meson ate te tjereve." Pa dyshim, aspekti me i rendesishem i mesimit te Kur'anit pervec mesimit te leximit te tij, eshte kuptimi i tij saktesisht dhe nxjerrja e mesimeve prej tij. Vetem me nje kuptim te sakte te Kur'anit dhe me zbatimin rrigorozisht te mesimeve te tij robi do te mund te gjeje rrugen e drejte qe e con tek Zoti i tij. Allahu i lartesuar e ka bere kete Kur'an udhezim dhe meshire, sherim dhe qetesim per zemrat e besimtareve. Por Kur'ani nuk mund te jete i tille nese nuk kuptohet saktesisht, ashtu sikurse e kuptoi Profeti (s.a.u.s.) dhe shoket e tij. Ai nuk mund te jete i tille nese nuk zbatohet ne jeten e perditshme te muslimanit dhe muslimanes. Prandaj eshte detyre per cdo musliman qe ta kuptoje kete Kur'an dhe te jape maksimumin e tij per te punuar me te dhe per te ftuar te tjeret ne ate miresi qe ofron Fjala e Zotit. Dijetaret, qe nga kohet e para e deri me sot i kane dhene nje rendesi shume te madhe tefsirit te Kur'anit. Tefsiret e shkruajtur jane te shumte dhe sejcili prej tyre i ka dhene rendesi aspekteve te caktuara. Dikush e ka shpjeguar kete Kur'an nga ana gjuhesore duke e analizuar cdo fjale dhe fjali te ketij i dhe duke qartesuar gjithcka ne te. Disa te tjere i kane dhene rendesi shpjegimit te Kur'anit nepermjet haditheve te Profeti (s.a.u.s.) dhe fjaleve te sahabeve dhe tabi'ineve. Te tjere i kane dhene rendesi pernxjerrjes se ligjeve dhe dispozitave nga ajetet kuranore, e keshtu me rradhe. Nder ata qe jane mare me tefsirin e Kur'anit famelarte, eshte edhe shejh Abdur-rafu-nan El sa'dij, Allahu e meshirofte. Ai eshte prej dijetareve te njohur te koheve te fundit. Nder cilesite e ketij tefsiri mund te permendim se ai nuk eshte i tejzgjatur dhe as teper i shkurtuar. Ai eshte i mbushur me dobi te shumta dhe perfshin ne vetvete mesime shume te vyera ne shume fusha; ne fushen e akides, moralit, ligjeve dhe dispozitave te perfituara nga ajetet etj, etj. Lexuesi cdo ajet qe kalon, e kupton ate qartesisht dhe nxjerr prej tij mesime te shumta. Gjuha e tij eshte shume e thjeshte e kuptueshme dhe cdo kush mund te kuptoje dhe te perfitoje prej tij. E lus Allahun e lartesuar qe te na beje nga ata qe e mesojne Kur'anin, e zbatojne ate ne jeten e tyre dhe ua mesojne ate edhe te tjereve. Ai eshte Bujar, Bamires dhe Meshireplote. Paqja bekimet dhe miresite e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe e pasuan ate me sinqeritet deri ne diten e gjykimit! 


Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good