Besimi i Myslimanit
-
700Lekë
-
Shtëpia Botuese:
- Autori: Muhamed Gazali
- ISBN: 9786082160160 Numri i Fletëve: 279
Besimi me zemer, pa veprim, (akide) eshte ajo dege e diturise te cilen kane te drejte ta trajtojne dijetaret, njerezit ne pergjithesi, por, veganerisht, penat me te mprehta. Lidhur me akiden eshte detyre qe te kete sa me shume studime, pasi ajo eshte dega e diturise islame qe meriton kujdesin me te madh, ne ate shkalle persosurie, qe i pershtatet lartesise e rendesise se objektit te kesaj diturie. Ne kohen e sotme dalin botime te panumerta, te cilat preokupojne syte e mendjet e njerezve me shtjellimet e tyre te zbrazeta, gjoja zbavitese, te marra nga jeta dhe nga miresite e pakta te qyteterimit. Nuk ka dyshim se libra voluminoze trajtojne te vertetat e shkences dhe te ekzistences, por keta libra - per fat te keq - shume pak jane te prira te trajtojne detyren paresore: Besimin ne Allllahun dhe ne Diten e Gjykimit, si dhe deget e tjera te diturise qe rrjedhin prej ketij besimi, te cilat na sherbejne per te permiresuar pikepamjen tone rreth kesaj bote dhe per te kuptuar misionin tone ne kete jete. Sikur fjala per All-llahun dhe madherimin e Tij, per takimin e pritur me TO dhe pergatitjet qe kerkon ky takim per pejgamberet (te derguarit) e Tij te nderuar dhe domosdoshmerine e ndjekjes se tyre, te ishte nga detyrat shtese te fese, te cilat lejohet qe edhe te mos merresh me to, ateher sdo te kishte gje nese do ti mbyllnin syte perpara besimit dhe studimit te tij.