Adhurimi në Islam
-
1,400Lekë
-
Shtëpia Botuese: Furkan
- Autori: Jusuf Kardavi
- ISBN: 978-608-216-035-1 Numri i Fletëve: 340
Adhurimi nuk është një çështje dytësore në jetë. Në të vërtetë ai është parimi i parë, për të cilin All-llahu i Madhërishëm zbriti librat hyjnorë dhe dërgoi profetët me qëllim që t’i ftojë njerëzit drejt Tij dhe për t’i i Tij dhe për t’i përkujtuar, nëse harrojnë apo devijojnë.
Për këtë arsye All-llahu i Madhërishëm Madhërishëm iu drejtua profetit të Tij duke i thënë:
“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”
(El-Enbija: 25)
All-llahu i Madhërishëm e përforcoi këtë realitet edhe me
përmbylljen e shpalljeve, me Kur’anin famëlartë, me përmbylljen e mesazhit me
anë të Islamit dhe të profecive me anë të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem). Këtë gjë Ai e shpalli në librin e Tij të përjetshëm, në të cilin
thuhet, se qëllimi i krijimit të njerëzve është, që të njohin Zotin e tyre dhe
ta adhurojnë atë.
Ky është edhe sekreti i krijimit të këtyre krijesave që flasin, mendojnë dhe dëshirojnë:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, por vetëm që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as nuk dëshiroj të më ushqejnë ata.”
(Edh-Dharijat: 56-57)