Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
-
350Lekë
-
Shtëpia Botuese: KBI-Gjilan
- Autori: Rashit Zylfiu
- ISBN: - Numri i Fletëve: 192
“Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit ‘’
Lexuesi në këtë libër do të hasë atë që është thelbësore, e cila ngjall
kureshtjen e tij për të ditur më shumë rreth këtyre sureve: emrin, shkakun e
zbritjes, kuptimin e ajeteve- që është zemra e studimit dhe ajo që ne duhet të
marrim- mësimet dhe mesazhet nga këto kaptina kur’anore.
Punimi në fjalë është një përmbledhje e brendësisë së mbi pesëmbëdhjetë librave të tefsirit. Jemi munduar t’i sjellim lexuesit tematikën dhe analizën e këtyre kaptinave që ta ketë më të lehtë për të krijuar një kuptim më të qartë për atë që përcjellin këto kaptina dhe që më pas ta ketë më të lehtë që edhe gjatë namazit të jetë më i përkushtuar.

“Ky është vërtet një Kur'an i nderuar.” (Kur'an, Uakija: 77)
Në komentimin e ajetit
Ibn Sadi thotë: “Shumë I dobishëm, pasi
çdo e mirë dhe dituri përfitohet nga libri i Allahut.” (Tefsir El-Kerim
Er-Rahman fi Tefsir Kelam El-Menan, f. 776.)
Kur'ani është shpallur
nga Krijuesi i botëve, urtia e tij shihet në përmbajtjen e dispozitave,
urdhëresave, ndalesave dhe rrëfimet. Kuptimet e tij janë shumë të gjera,
frytdhënëse, ai përmbledh diturinë e të parëve dhe të të fundmëve. Është
përkujtues për njerëzit për atë që u bën dobi në jetën e kësaj bote dhe të
botës tjetër. Kur ndalemi dhe shohim gjendjen e musli- manëve sot pa dallim në
raport me librin e Allahut, si në mësim-leximin, memorizimin, meditimin, të vepruarit,
të gjykuarit dhe shërimit me të, do të shohim se ata dhe Kur'ani janë larg
njëri-tjetrit, edhe pse për këtë gjendje të hidhur Muhamedi (paqja dhe bekimet
e Allahut qofshin mbi të) iu ankua Allahut për umetin e tij.
“Dhe i
Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kur'anin, si (diçka)
të urryer...” (Kur'an, Furkan: 30)
Ky qe
edhe motivi kryesor për botimin e këtij studi- mi modest, “Ajka e kuptimit të
dhjetë sureve të fundit të Kur'anit”, duke i ofruar lexuesit komentin e këtyre
sureve, të cilat janë nga të parat që mëson çdo musliman në fëmijërinë e tij,
mbajnë në vetvete kujtime të veçanta dhe lexohen thuajse në çdo kohë namazi.
Lexuesi
në këtë libër do të hasë atë që është thelbësore, e cila ngjall kureshtjen e
tij për të ditur më shumë rreth këtyre sureve: emrin, shkakun e zbritjes, kuptimin
e ajeteve- që është zemra e studimit dhe ajo që ne duhet të marrim- mësimet dhe
mesazhet nga këto kaptina kur'anore.
Punimi
në fjalë është një përmbledhje e brendësisë së mbi pesëmbëdhjetë librave të
tefsirit. Jemi munduar t’i sjellim lexuesit tematikën dhe analizën e këtyre kaptinave
që ta ketë më të lehtë për të krijuar një kuptim më të qartë për atë që
përcjellin këto kaptina dhe që më pas ta ketë më të lehtë që edhe gjatë namazit
të jetë më i përkushtuar. Allahu është Ai që ka mundësi ta ngjallë tokën pas shiut
dhe ka mundësi gjithashtu t’i ngjallë zemrat me Kur'an.
Lus të
madhin Allah që ta pranojë këtë vepër, të na bëjë prej atyre të cilët në jetën
e kësaj bote thonë të vërtetën dhe e pasojnë atë dhe që ky libër të jetë fanar
për çdo lexues e t’ia ndriçojë zemrën, që ta shohë të vërtetën dhe ta pasojë
atë.
Lexim
të mbarë!