Metoda e Selefeve ne trajtimin e Fitneve
-
250Lekë
-
Shtëpia Botuese: Imam Albani
- Autori: Bledar Hoxha
- ISBN: 00001036 Numri i Fletëve: 180
Synimet e thirrjes selefite:
1. Te kthyerit tek Kurani dhe suneti i sakte profetik , duke i perceptuar ato sipas meny-res se selefeve te nderuar (Allahu qofte i kenaqur prej tyre!). Allahu i Lartesuar thote: "E kush e kundershton te Derguarin pasi t'i jete bere e qarte udhezimi, si dhe ndjek rruge tjeter nga ajo e besimtareve, Ne do t'i ngarkojme atij ate qe ai vete ka zgjedhur dhe do to djegim ate ne Zjarr. Sa perfundim i keq eshte ky!" [En nisa: 115].
2. Spastrimi prej Ilojeve te ndryshme te shirkut (politeizmit) qe ka hyre ne jeten e muslimaneve si dhe terheqja e verejtjes nga risite e refuzuara ne Fe. Spastrimi i sunetit prej transmetimeve te dobeta e te shpifura, te cilat kane hedhur balte mbi kthjelltesine Islame dhe kane penguar zhvillimin e muslimaneve. I Derguari i Allahut thote: "Kjo dije do te mbartet ne cdo brez nga njerezit e drejte te tij. Ata mohojne devijimin e ekstremisteve, degezimin e shfuqizueseve dhe interpretimin e injoranteve."
3. Edukimi i muslimaneve sipas Fese se tyre te vertete, thirrja e tyre per te vepruar sipas dispozitave te saj dhe per tu mveshur me moralet dhe virtytet e saj, gje e cila u siguron atyre kenaqesine e Allahut te madheruar dhe lumturine e lavdine. Allahu thote: "Perkundrazi, (ai duhet tu thote): Jini edukatore te ditur fetare, sepse ju po u mesoni Librin dhe ju po e studioni ate." [Al Imran: 79].
4. Ringjallja e metodes se sakte akademike Islame nen hijen e Kuranit dhe Sunetit, sipas rruges se muslimaneve te pare (selefeve). Hegqa e ngrirjes fanatike medhhebore e partiake.Allahu i Lartesuar thote: "Dhe mbahuni forte, te gjithe ju se bashku pas Litarit te Allahut dhe mos u ndani mes jush!" [Al Imran: 103]. 5. Parashtrimi i zgjidhjeve Islamike aktuale per problemet dhe katastrofat bashkekohore.
6. Orevajtja per mundesimin e nje jete Islame shembullore sipas mesimeve profetike, ngritjen e nje shoqerie me edukate fetare dhe zbatimin e Ligjit te Allahut ne Toke, duke u nisur nga motoja "Spastrim dhe edukim", e bazuar ne Fjalen e Allahut: "...t'u mesoje atyre Librin dhe dijen e plote mbi Fene e Allahut, si dhe t'i pastroje ata." [El Bekare: 129]. Si dhe duke zbatuar rregullin ne sheriat: "Kush e shpejton dicka para kohes se saj, ai denohet me humbjen e saj!"