Ajka e shkencave Kuranore
-
1,700Lekë
-
Shtëpia Botuese: Ardhmeria
- Autori: Rushit Musallari
- ISBN: - Numri i Fletëve: 764
Gjej
rastin të të drejtohem, së pari duke të të përgëzuar për dëshirën tëndë për të
nxënë dije të dobishme dhe së dyti për të të orientuar sadopak drejt xhevahirëve
të kësaj vepre shkencore, që ka të bëjë me dijen më të rëndësishme në mbarë
gjithësinë: dijen e shkencave të Kuranit.
Libri në fjalë është i treti në rradhën e një serie librash me karakter të mirëfilltë shkencor në lëminë e dijeve akademike islame, si pjesë e një projekti afatgjatë, që synon të përpilojë në gjuhën shqipe disa vepra të mirëfillta shkencore në fushat kryesorë të dijeve islame.
Para këtij libri, 'kanë parë dritën e botimit
edhe dy vepra të rëndësishme me të njëjtin karakter shkencor: "Fikhu
Praktik" dhë "Njohuri themelore të Shkencës së Hadithit", nga i
njëjti autor: Shejh Abedin (Rushit) Musallari.