Arti i Meditimit ne Kuranin Fisnik
-
280Lekë
-
Shtëpia Botuese:
- Autori: Dr. Isam Ibn Salih El-Uvejjid
- ISBN: - Numri i Fletëve: 64
Falenderimi i takon All-llahut kurse lutjet dhe selamet i dërgojmë të dërguarit tonë Muhamedit, familjes së tij dhe shokëve të tij në përgjithësi….pastaj:
Vërtet të marrurit e dijes dhe ofrimi i saj tek njerëzit është një prej gjërave më të rëndësishme, veçanërisht ajo që ka të bëjë me afrimin e të kuptuarit të fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për mbarë muslimanët.
Nëse do të ishte të ofruarit e dijes - që është shkruar në të shumë- me rëndësi për banorët e kësaj kohe, vërtetë dija për të cilën nuk është shkruar përveçëse shumë rrallë është më me rëndësi dhe me nevojë më të madhe, prej këtu ka ardhur ky mesazh i vogël në madhësinë e tij dhe me rëndësi në përmbledhjen e tij-: "Arti i meditimit në Kur’anin Fisnik" i hoxhës së ndëruar Isam bin Salih bin Muhamed EI-Uvejjid- anëtar i fakultetit në Universitetin Islamik të imam Muhamed bin Su’uudit në Rijad, po ashtu anëtar themelues i shoqatës botërore për meditimin e Kur’anit-, të cilen e shkroi për mbarë besimtarët musliman të cilët u binden se vërtetë të menduorit (analizuarit) është prej qëllimeve më të mëdha të zbritjes së Kur'anit Fisnik, dhe se kjo është rruga më e shkurtër për përmisimin e zemrës, pastrimin e shpirtit dhe të kënaqurit me fjalën e Allahut të Lartmadhërishëm.
Ne jemi në qendrën e meditimit, që të kemi kënaqësinë për shpërndarjen e këtij mesazhi, sepse shpërndarja -në qendrën për meditim - është një prej metodave më me rëndësi që ka për qëllim ngjalljen e këtij kuptimi sheriatik madhështor “Meditimi i Kuranit” mes muslimanëve dhe jomuslimanëve.
Ne me të vërtetë e shohim për obligim t’a falenderojmë vëllaun tonë të nderuar Isamin për iniciativën e tij për shkruarjen e këtij libri (mesazhi) e që na lejoji ta shpërndajmë atë, ia bëftë llahu këtë vepër në peshoren e veprave të mira dhe pasuri për të në jetën e tij e edhe pas vdekjes së tij.
E shkroi: Dr. Umer Bin Abdullah El-Mukbil