Biomjekësia, shqyrtime islame
-
600Lekë
-
Shtëpia Botuese: Shoqata Qytetare “Klubi Studentor”
- Autori: Abdulfadël Muhsin Ibrahim
- ISBN: 9789989267598 Numri i Fletëve: 204
Edhe përkundër shumë vështirësive dhe pengesave të cilat janë numëruar gjatë kohës se hulumtimit tone ne temat e çështjeve të diskutueshme për planifikimin familjar, prindërinë bioteknologjike dhe abortin, qarte ka qenë e kuptueshme mundësia e formimit të intensitetit të problemeve të cilat këto çështje të diskutueshme ia parashtrojnë mendjes se muslimanëve.
Secila nga këto çështje të diskutueshme është e lidhur drejtpërdrejt me çështjet e jetës njerëzore, ne këtë apo ne atë mënyrë. Për shembull, planifikimi familjar nënkupton ndërmarrjen e masave të caktuara të kujdesit për ta penguar mundësinë e paraqitjes se shtatzënisë, e cila me fjalë të tjera do të thotë pengim i lindjes së qenieve njerëzore që ne momentet e fekondimit. Prindëria bioteknologjike nga ana tjetër, shërben për manipulime teknologjike që ndërmerren për ti ndihmuar çiftet bashkëshortore për të lindur fëmijë, pra, për të vazhduar racën njerëzore. Aborti është ndërprerje e vërtetë e jetës se njeriut pas fekondimit (mbarsjes), pasi është bërë implantimi i qelizës vezë se fekonduar ne murin e mitrës.
Imperativ është më tutje, që të analizojmë disa nga cilësitë e rëndësishme të etikës islame, që ne përgjithësi ta përcaktojmë dilemën muslimane, kur muslimanët të përballen me njërën nga këto tre çështje të diskutueshme.