1000 Thënie
-
700Lekë
-
Shtëpia Botuese: Shoqata IHH Stamboll
- Autori: Jakup Asipi
- ISBN: 978-9989-2972-2-9 Numri i Fletëve: 189
Libri “1000 Thënie” i hoxhës së nderuar, Jakup Asipi, Allahu e mëshiroftë, i cili nuk la gjurmë vetëm në vendin ku veproi, por ndikimin e tij e shtriu në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjërë, është mishërim i të kuptuarit të thellë të realitetit të kohës, vendit, mentalitetit të popullit, rrethanave lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në të cilat jeton muslimani i sotëm nga njëra anë, dhe të kuptuarit të shëndoshë të Islamit dhe burimeve të të drejtës islame, e të moralit, nga ana tjetër. Që nga kohët më të hershme, gjegjësisht nga koha e pejgamberëve të mëparshëm, pastaj edhe nga koha e njerëzve të cilët në historinë njerëzore janë cilësuar si nejrëz të mëdhej, siç janë filozofët e vjetër antik, etj., pastaj filozofët e mesjetës dhe kohës më të re, njerëzit e mençur dhe orratorët e ndryshëm, janë përpjekur që ta observojnë gjendjen e popullit dhe ta formulojnë atë për njeriun e kohës me fjalë të shkurtëra dhe kuptimplote, janë përpjekur ta shpjegojnë realitetin dhe fenomenet e ndryshme me shembuj të kapshëm për palën të cilës i referohet ligjërimi, por edhe për brezat e ardhshëm, me qëllim që efekti të jetë më i madh dhe më cilësor në kuptimin e drejtë dhe në zbatimin e mesazheve të ligjërimit të tij në jetën e përditshme.
Jakup Hasipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë "el-Furkan'" në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az'har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.
Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë maqedonas. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që e sheh dritën çdo ditë përmes ruajtjes multimediale. Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Hasipi u paraqit si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes populli do të ishte në gjendje ti arrinte liritë dhe të drejtat e veta.
Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës. Ndrroi jete më 7 janar 2006 në një aksident rrugor në autostradën Shkup - Kumanovë.