• Shporta e Blerjeve është bosh!

Përkufizime thelbësore

Ky libër ofron aspekte të ndriçuara dhe shembuj të përzgjedhur të bukurisë, gjithëpërfshirjes,

madhështisë dhe shkëlqimit të tij. Mënyra sesi i ofron këta shembuj, aspekte e imazhe të mrekullueshme, libri i ngjan majës së Ajsbergut, e cila, megjithëse lundron mbi ujë, një pjesë bukur të madhe të saj e fsheh nën sipërfaqen e vet, për të mos na mundësuar ta shohim me sy e për të mos ia njohur përmasat, peshën, sipërfaqen dhe madhësinë e tij të plotë.

Le të zbulojmë bashkërisht disa tipare të mrekullueshme dhe anë tërheqëse të bukurisë së tij! Ai, në mënyrën më të qartë, më të thjeshtë dhe më të hapur të mundshme:

Na nxit që të fisnikërohemi me qëllime të mira, që të mbajmë qëndrime burrërore dhe pozitive, si dhe që të kemi bindje e përshtypje të mira për të tjerët.

Na thërret të jemi tolerantë me të tjerët dhe t’ua duam të mirën ashtu siç e duam për veten tonë.

Na motivon që karshi njerëzve të shfaqemi sinqerisht të buzëqeshur e fytyrëçelur.

Na udhëzon që në raportet tona me të tjerët të jemi të mirësjellshëm, të butë, modestë dhe respektues.

Na urdhëron që në raport me njerëzit të stolisemi me moral të lartë e me sjellje të shkëlqyer.

Na mëson që botën përreth, duke filluar nga njerëzit, kafshët, shpezët, e deri te bota bimore (ambienti), ta trajtojmë me mëshirë, dhembshuri e kujdes.

Na drejton për respekt ndaj prindërve, për përkujdesje ndaj të moshuarve, për mirësjellje ndaj familjes, gruas dhe fëmijëve.

Na inkurajon për të ushqyer të varfrit, skamnorët, nevojtarët, si dhe për të mbështetur njerëzit me nevoja të veçanta.

Na nxit për të shpenzuar, për të dhënë lëmoshë, për të bashkëpunuar dhe për t’u angazhuar vullnetarisht në punë dhe në nisma bamirësie, njëherazi na nxit për të qenë pionierë në shërbim të shoqërisë dhe njerëzve në çdo vend.

Na mëson se njeriu më i mirë është më i dobishmi për njerëzit, i nderuar është më I devotshmi dhe i vlerësuar është ai që ka zemër të pastër, që është i sinqertë, besnik, fisnik dhe modest.

Na nxit për përsiatje, meditim e angazhim logjik për të nxjerrë vendime e norma prej argumenteve të sakta dhe të pranuara.

A e ke idenë se kush është ai?

Para se të ta zbuloj sekretin e kësaj bukurie dhe madhështie, më lejo të të shpjegoj se ai po ashtu:

Konfirmon se njerëzit janë të barabartë, pavarësisht ngjyrës, racës apo gjinisë.

Na urdhëron për ta ruajtur sigurinë dhe për ta përhapur paqen në Tokë, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, na tërheq vërejtjen kundrejt shkeljes së të drejtave, kundrejt vrasjes së të pafajshmëve, si dhe kundrejt vjedhjes e përvetësimit të paligjshëm të pasurive të tyre.

Na këshillon që në raport me të tjerët ta shmangim urrejtjen, smirën, mashtrimin, mendjemadhësinë, zilinë, përgojimin, gënjeshtrën, manipulimin, tradhtinë dhe paragjykimet.

Na informon shumë qartë përse jemi këtu, kush na ka krijuar e kush na ka sjellë, ç’fat kemi dhe cili do të jetë fundi ynë.

Na udhëzon për të jetuar në paqe dhe për të krijuar marrëdhënie të mira me Krijuesin, me veten dhe me të tjerët.

Ai u përgjigjet pyetjeve tona të rëndësishme dhe vendimtare.

Me pak fjalë, ai na udhëzon për të vërtetën absolute, moralin e përsosur, vlerat e larta, lumturinë e vërtetë, qetësinë shpirtërore, shpëtimin dhe jetën e përjetshme.

Tashmë a e zbulove kush është ai?

 Ai është ISLAMI.

 Në fakt, disa jomuslimanë mund të kenë mungesë informacionesh për Islamin ose të kenë botëkuptime të gabuara, ndërkohë, ka të tjerë, gjithnjë nga radhët e tyre, që për Islamin dinë vetëm atë që ua kanë plasuar mjetet e informimit kur kanë mbuluar temat për “terroristët” muslimanë, në trajtimin e të cilave kanë shfaqur njëanshmëri dhe kanë punuar me standarde të dyfishta. Megjithëqë shumica e atyre që kanë ndjekur rrugën e errët të ekstremizmit, terrorit, vrasjeve, plaçkitjes së pasurive, shkatërrimit të pronave dhe përvetësimit të tyre të dhunshëm, këtë e kanë bërë për motive personale e qëllime të dyshimta politike, shpirtërore, kulturore a ideologjike, duke injoruar ose duke mos përfillur faktin se ata që përqafojnë ide dhe bindje të këtilla, si dhe ndërmarrin e mbështesin veprime terroriste kundër shteteve, shoqërive dhe individëve të pafajshëm, janë me nënshtetësi e përkatësi të ndryshme fetare.

Në anën tjetër, ka të atillë që, bazuar në atë që shohin, përcjellin, dëgjojnë, lexojnë në libra, gazeta, studime, tregime, novela, kanale televizive, portale, rrjete sociale, informacione, të gjitha këto të pakonfirmuara, të njëanshme dhe me prapavijë të keqe për Islamin e muslimanët, kanë krijuar paragjykime për këta të fundit. Së këndejmi, me qëllim të zbardhjes së të vërtetës përkitazi me Islamin, të njohjes me disa aspekte dhe shembuj të ndritur për mirësitë, vlerat, bukurinë, thjeshtësinë, lehtësinë dhe tolerancën e tij, të ftoj ta lexosh këtë libër me sinqeritet, objektivizëm dhe mendje të hapur.

Ndër aspektet ndriçuese dhe shembujt rrezatues për Islamin, respektivisht përsosurinë dhe bukurinë e tij, do të veçonim:

Qartësia dhe çiltërsia në konceptin lidhur me Zotin e vetëm dhe të vërtetë, përveç të Cilit askush nuk adhurohet me të drejtë.

Qartësia dhe kthjelltësia rreth konceptit të Krijuesit.

 Qartësia dhe kthjelltësia rreth çdo gjëje të krijuar.

Qartësia dhe kthjelltësia rreth krijimit të njeriut.

Qartësia dhe kthjelltësia rreth qasjes ndaj aspekteve të drejta dhe të qëlluara shpirtërore.

Qartësia dhe kuptueshmëria rreth botëkuptimit të adhurimit të vetëm një Zoti.

Qartësia rreth qëllimit dhe urtësisë së jetës.

Qartësia përkitazi me natyrën e njeriut dhe raportet e tij me Allahun, vetveten, familjen, shoqërinë, të tjerët dhe punët e tij që kanë të bëjnë me botën (materialen) dhe fenë (shpirtëroren).

Qartësia rreth Ditës së Fundit.

Qartësia rreth vendbanimit përfundimtar (Xhenetit apo Xhehenemit).

Qartësia rreth rrugës që çon në lumturinë e vërtetë dhe që realizon kënaqësinë dhe gëzimin absolut në Xhenet.

Para se të fillojmë udhëtimin tonë për të zbuluar peizazhe të madhështisë së Islamit, më lejoni që të përmend këto përkufizime thelbësore dhe substanciale të Islamit:

ALLAH, në gjuhën arabe, është emri i Zotit të Vetëm dhe Krijues, pos të Cilit (me të drejtë) nuk adhurohet askush. Islami konfirmon se Allahu është Zoti i Vetëm dhe i vërtetë i njerëzimit. Emrin Allah e përdorin edhe çifutët e arabët e krishterë. (Shprehja subhanehu ue teala - i Patëmeta dhe i Lartësuar, aludon në madhërimin, kujtimin dhe lëvdimin e Allahut).

MUHAMEDI është Profeti i fundit, të cilin Zoti i Vetëm dhe i vërtetë e çoi te tërë njerëzimi. (Shprehja sal-lallahu alejhi ue sel-lem pas përmendjes së emrit të Muhamedit, bëhet me urdhër të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, e që e ka kuptimin e lëvdimit dhe lutjes për të, njëherazi është formë dhe mënyrë e shprehjes së dashurisë e respektit ndaj tij).

ISLAMI nënkupton nënshtrimin, respektimin dhe dorëzimin para Allahut, Zotit të Vetëm dhe të vërtetë.

MUSLIMAN është ai që ka besuar dhe i është dorëzuar Allahut, duke e adhuruar, duke e njëzuar (duke qenë monoteist) dhe duke përfillur urdhrat e Tij.

KURANI është të folurit e Allahut që i është shpallur profetit Muhamed sal-lallahu alejhi ue sel-lem, njëherazi është libri i fundit që Allahu i Madhëruar ia ka shpallur njerëzimit.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good