• Shporta e Blerjeve është bosh!

Të shkruash për Muhamedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) do të thotë të shkruash për njeriun më të madh në historinë e njerëzimit, më të mirin dhe më të madhin pejgamber që Allahu dërgoi ndonjëherë, ndërmjetësuesin e përzgjedhur në Tokën e Tubimit, në çastet kur pejgamberët e tjerë thërrasin: "Vetja ime! Vetja ime!"
Së këndejmi, përgjegjësia e shkruesit të këtij jetëshkrimi bëhet më e madhe, e po ashtu edhe përgjegjësia e lexuesit të saj, sepse çështja nuk nënkupton thjesht hedhje ngjyre në letër e as lexim të zhveshur nga reflektimi..., në fakt, është jetëshkrimi i vulës së pejgamberëve, mëshirës udhërrëfyese dhe mrekullisë më të madhe nga çdo mrekulli e mëparshme profetike, saqë, jo rastësisht Ibn Hazemi thoshte: "Sikur të mos kishte gjë tjetër nga mrekullitë e muhamedit, përpos jetëshkrimit (sirës) së tij, do të mjaftonte."
Shkruesi i kësaj sire, - duke sjellë ndërmend vazhdimisht ndodhitë e saj, - duhet ta shkruajë atë me zemërn e tij para se t'i paraprijë lapsi, lotët t'i rrjedhin të parët duke u paraprirë rreshtave të penës së tij, si madhërim dhe lartësim i protagonistit të kësaj sire, rrjedhimisht, si shprehje e dashurisë dhe mirënjohjes ndaj sahabëve të tij të ndershëm, të cilët e shoqëruan në çdo luftë e përpjekje të tijën, derisa kjo fe arriti aty ku arriti.
Meqënëse, me mirësinë e Allahut, kam shpenzuar rreth dyzet vjet në shpjegimin e sirës, leximin rreth saj dhe shkrimin e pjesërishëm të ndodhive të saj, shpresoj që ky libër të jetë rezultat i një përvoje të tërë, pas arritjes së një moshe që thinj flokun, njëkohësisht duke qënë i përmallur që edhe unë të isha shoqërues i vetë protagonistit të këtij jetëshkrimi dhe shokëve të tij, gjë që më ka bërë që këtë libër (përplot me qëndrime të spikatura, mësime dhe reflektime) t'ua përkushtoj gjërave për të cilat ia vlen që ky jetëshkrim t'i ngërthejë në vete, pa u stërmunduar dhe pa e tepruar.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good