• Shporta e Blerjeve është bosh!

Qëllimi i historive të profetëve
Ti forcojë besimtarët dhe t'i bëjë të qëndrueshëm.
Thotë Zoti në Kur'an rreth kesaj: "Të gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga lajmet e profetëve, jane që ta forcojnë zemrën tënde.
Në to të ka ardhur e vërteta dhe këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët." (Hud: 120)
Qëndrueshmërinë e besimtarit në besimin e tij, është diçka që na e mëson dhe Profeti me lutjet e tij, ku thoshte: "O Ndryshues i gjendjes së zemrave, ma forco zemrën në fenë tënde." (Tirmidhiu, nr. 3522)
Gjatë jetës, njeriut i ndodhin sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, të cilat i kanë përjetuar dhe profetët.
Në raste sëmundjesh, për shembull, të shfaqet historia e Ejubit (alejhis-selam]: "(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më ka prekur e keqja, Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit." (El-Enbija: 83-84)
Ai u sprovua me një sëmundje të rëndë, e cila as nuk mund të imagjinohet.
Kur të lexosh mbi historinë dhe sëmundjen e tij, do të dish si ta përballosh më mirë sëmundjen tënde.
Kur lexon historinë e Ejubit (alejhis-selam) gjen forcë për të përballuar fatkeqësitë me të cilat të përplas jeta.
Humbja e fëmijës është një nga fatkeqësitë më të rënda për prindërit.
Të shumtë janë të rinjtë që ndahen nga kjo jetë për shkak të aksidenteve.
Ndikimin e madh që lë tek prindëri vdekja e fëmijëve, e shohim tek vetë profeti Muhammed (sallall-llahu alejhi ve sel-lem).
Kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, ai thoshte:"Syri loton, zemra pikëllohet dhe ne për vdekjen tënde o Ibrahim jemi të zemëruar.
Por nuk themi veçse gjëra që kënaqin Zotin tonë:Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi" (Buhariu, 1303)
Nëse vetë Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) prekej kaq shumë nga vdekja e të birit, po ne sot...?!
Jakubi (alejhis-selam] humbi djalin e tij, Jusufin (alejhis-selam), dhe pas njëzet vitesh humbi dhe djalin tjetër, Beniaminin.
Megjithatë, ai tha: "(Mua nuk më ka mbetur tjetër veçse) Durim i mirë, shpresoj që Zoti do të m'i sjellë të gjithë." (Jusuf: 83).
Teksa lexon historinë e Jakubit (alejhis-selam) do të dish si t'i përballosh më mirë fatkeqësitë dhe humbjen e njerëzve të afërt.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good