• Shporta e Blerjeve është bosh!

Parathënia e librit
FalEenderimi i takon Allahut, i cili u dhuroi robërve të Tij Librin e Qartë.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me Profetin Muhamed, i cili ka thënë:
"Vërtet, me këtë Kuran Allahu disa njerëz i ngre dhe
disa të tjerë i ul". Muslim, 817
Ky libër është një relike e çmuar nga trashëgimia e dijetarit Abdurrahman bin Nasir Es-Saadi (Allahu e mëshiroftë!).
Aty gjenden reflektimet e tij rreth ajeteve të ndryshme, nga Libri i Allahut.
Këto shënime janë nxjerrë pas një leximi të vëmendshëm të Kuranit.
Autori e përfundoi atë më 25 Ramazan 1347 H (10 mars 1929), pikërisht pas tri viteve nga dalja e komentit të tij mbi Kuranin.
Dhe kështu vjen ky libër, i vogël për nga vëllimi por që mbart shumë dobi dhe urtësi, të cilat autori nuk i ka shënuar në asnjë vepër tjetër.
Madje nga hulumtimi dhe krahasimi i urtësive të përcjella këtu, me ato që janë përmendur në komentimin e autorit, vihet re se shumica e tyre nuk gjenden tek komentet, të cilat mund të quhen edhe librat më të përafërt për nga tematika.
Pra, autori ka shfaqur shumë mjeshtëri në këtë vepër.
Dijetari i nderuar, përmes këtij libri u ka dhënë një mësim praktik nxënësve të dijes, duke nënvizuar se cilësia e dijetarit është vazhdimësia në kërkimin dhe në dhënien e dijes, meditimin dhe përsiatjen në tekstet e shenjta të Kuranit dhe të Sunetit dhe se hulumtimi nuk mbaron sa të jetë jeta.
Siç kanë thënë imamët e hershëm: "Me shishen e bojës deri në varreza."
Ose: "E kërkuam dijen deri në vdekje."

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good