• Shporta e Blerjeve është bosh!

 Këshilla ‪Intervistë me ish-reperin e njohur botëror Napoleon

Këshilla ‪Intervistë me ish-reperin e njohur botëror Napoleon

  • 280Lekë

    Shtëpia Botuese: Zeri i Qytetarit
  • ISBN: 39020765000
  • Numri i Fletëve:
This product has a minimum quantity of 10

Fillimisht na trego pak për veten tënde. Emri im është Mutaa’ Bili, thërras për tek Allahu që prej tetë vitesh. Kam katër fëmijë, të cilët quhen Salik, Muhamed, Halid dhe Aishe. Para se të bëheshe Mutaa’, ishe Napoleon.

Na trego për Napoleonin...

E kam filluar jetën me hakmarrje për prindërit e mi, të cilët u vranë para syve të mi dhe të vëllezërve të mi. Në atë kohë isha tre vjeç. Pastaj shkuam për të jetuar me gjyshen në Nju Xhersi. Kjo më dha mundësinë të zhytesha në një jetë jashtë ligjeve me mësuesin tim të madh “2PAC”, ylli i njohur i repit, i cili ma vuri emrin Napoleon, ashtu siç u vuri emra shokëve të tjerë, si Gadaf, emra të atyre që ishin armiqtë e SHBA-ve në atë kohë. Kjo do të thotë që unë u zhyta thellë në jetën e rrugëve, vrasjes, pirjes së alkoolit, përdorimit të drogës, duke punuar në grupin 2pac në llojin e muzikës hip-hop, i cili arriti të shesë 4 milionë CD në botë. Një gjë të tillë nuk pati mundësi ta arrijë asnjë grup tjetër muzikor, por ky grup e mbuloi botën me famën e tij të madhe, saqë pothuajse nuk gjendetasnjë mur në ndonjë qytet në botë që nuk e ka të shkruar frazën “2pac”. Pas vrasjes së 2pac, unë mora timonin e udhëheqjes, kurse fansat më konsideronin shpirti i gjallë i 2pac, i cili vazhdon të këndojë dhe t'i argëtojë ata në netët e hip-hopit. Kështu që fitova pasuri, vetura të shtrenjta, u bëra i famshëm dhe kisha fansa të shumtë, të cilët kalonin netët e tyre me këngët dhe shfaqjet e mia.


Çfarë mund të na tregosh për 2pac dhe vrasjen e tij?

 2pac ishte i varfër shumë në fillim të jetës së tij dhe dëshironte të vdiste, madje na thoshte 'dëshiroj dhe shpresoj të vdes, mirëpo nuk kam guxim të vras veten'. Pasi fitoi pasuri, ndryshoi mendje, bleu një veturë dhe shtëpi të madhe dhe fitoi 2 milionë dollarë, pastaj tha 'tani dua të jetoj dhe të kënaqem me jetën'. Mirëpo ndodhi një konflikt mes tij dhe një personi nga Las Vegasi dhe ai e qëlloi me 31 plumba. Subhanallah, atëherë kur deshi të jetojë, vdiq! Në atë kohë unë isha 18 vjeç. Edhe unë pas vdekjes së tij hyra në disa probleme për shkak të vrasjes së një shokut tim nga një i afërm i tij.

E çfarë ndodhi pas këtyre ngjarjeve?

 Pas vdekjes së shokut tim u mërzita dhe u lodha shumë, mirëpo pas tre muajsh bleva tri shtëpi dhe çdoherë që dilte ndonjë veturë e re, e blija menjëherë. Megjithëkëtë, çdo ditë ndieja pikëllim më shumë, madje mbaja armë me vete kudo që shkoja, edhe nën jastëk kur bija në gjumë. Nga këtu mendova ta kërkoj lumturinë diku tjetër.

Kalimi në Islam

A ishe i krishterë gjatë kësaj kohe?

Para Islamit nuk e kam praktikuar fenë e gjyshërve të mi, Krishterimin, mirëpo besoja se ekziston një Zot i vetëm, tek i Cili duhet të drejtohem, por nuk dija asgjë për Të. Këtë gjë thjesht e kisha nga natyrshmëria. Me rëndësi të thuhet është se unë dashuroja muzikën dhe qëllimi i jetës sime ishte muzika dhe nuk kam pasuar ndonjë fe të caktuar, por vetëm besoja se ekziston një Krijues dhe atëherë kur pija alkool thosha me vete 'u edukova në këtë ambient të keq, çfarë të bëj?' Jetoja si kafshët, madje edhe më keq.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good