• Shporta e Blerjeve është bosh!

Tahir Dizdari është një pinjoll i një familjeje intelektuale shkodrane prej disa brezash.
Ai lindi në Shkodër më 1900.
Pas përfundimit të studimeve në Mejtepin Asqerie; ndoqi Kolegjin Saverian me përfundime "shkëlqyeshëm" dhe vazhdoi arsimin e lartë në Turqi.
Ai shërbeu në administratën e lartë shtetërore gjatë viteve 1925-1939 dhe u aktivizua si publicist, kritik dhe polemist në organe të ndryshme të shtypit.
Pas pushtimit fashist, për pikëpamjet e tij nacionaliste, ai u internua në Itali (1939-1942).
Ndërsa në vitin 1951 ai u burgos për qëndrimine tij antikomunist.
Për njohjen shumë të mirë të gjuhës orientale, ai, gjate viteve 1965-1972 "pranohet" si bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë.
Ka bërë gjurmime dhe hulumtime në folkloristikë.
Institutit të Gjuhësisë i dorëzoi materialin tepër të vyer prej 200 faqesh me "Fjalë të pambledhura nga fjalorët tanë".
Si orientalist me emër, në vitin 1972 u ftua nga institucioni shkencor me famë botërore "College de France", për të marrë pjesë në Kongresin XXIX të orientalistëve.
Por kjo gjë nuk u realizua, për shkak se ai ndërroi jetë para zhvillimit të Kongresit.
Më 1995, Tahir N. Dizdarit iu dha me dekret presidencial Nr: 1252 dt. 16.10.95 urdhri "Naim Frashëri" Klasi I-rë për "Kontribut të shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike".
Vlerësime të larta iu bënë më vonë kontributeve të tij nga akademikë ë shkecëtarë të rinj me rastin e simpoziumit ndërkombëtar të mbajtur në Prishtinë më 1995, si dhe me rastin e përkujtimit të 25-vjetorit të vdeksjes së tij, organizuar nga Instituti i Gjuhësisë në Tiranë, në vitin 1997.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good