• Shporta e Blerjeve është bosh!

Libri Studime në Qytetërimin Islam duke u përqëndruar në veprat e studiuesve perëndimorë argumenton se pa kontributin e jashtëzakonshëm të botës muslimane nuk do të kishte pasur Rilindje në Europe.
Përgjatë rreth njëmijë vjetëve, Islami ishte nje nga qytetërimet kryesore të botës, duke përfshirë një zonë gjeografike më të madhe se cilido qytetërim tjetër.
Ai zhduku dallimet shoqërore midis klasave e racave, duke bëre te qartë se njerëzit duhet të gëzojnë begatitë e tokës me kusht që të mos nënvleftësojnë moralin dhe etikën.
Gjithashtu ruajti dijet të cilat do të kishin humbur, nëse jo përgjithmonë, të paktën për shekuj të tërë.
Gjenialiteti i dijetarëve muslimanë i dha shtysë traditës intelektuale të Europës dhe për mëse shtatëqind vjet gjuha arabe mbeti gjuha ndërkombëtare e shkencës.
Eshtë e çuditshme, pra, që trashëgimia e tij ka mbetur e panjohur dhe e mbuluar nga pluhuri i kohës.
Sipas thënies së Aldous Huxley, e madhe është e vërteta, por akoma edhe më e madhe nga këndvështrimi praktik, eshte heshtja ndaj së vërtetës.
Thjesht duke mos përmendur çështje të cak tuara, propaganduesit kanë arritur ta ndikojnë opinionin e gjerë në mënyrë shumë më efektive se sa sikur ta kishin bërë përmes denuncimeve më elokuente.
Libri Studime në Qytetërimin Islam është një përpjekje e mirëmbështetur për të korrigjuar këtë gabim dhe për të rivendosur të vërtetat historike të një epoke të artë që i dha shkas Rilindjes Islame dhe për rrjedhojë edhe asaj të Perëndimit.
Në këtë mënyrë, libri jep një pamje panoramike të arritjeve të nje kulture që në kulmin e saj konsiderohej si modeli i përparimit dhe zhvillimit njerëzor.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good