• Shporta e Blerjeve është bosh!

“Kështu pra, Ne të sjellim ty (o Muhammed) disa njoftime nga çfarë ka ndodhur më parë dhe sigurisht që Ne të kemi dhënë ty nga Ana Jone një Përkujtues (Kur’anin).” [Ta-Ha: 99]


Allahu i ka treguar disa rrëfime të Dërguarit të Vet (sal-Allahu ‘alejhi ve sel-lem), mbi çështjet e kaluara në lidhje me krijimin e krijesave, rrëfime mbi popujt e kaluar, se si veproi me besimtarët e Tij (evliatë), si dhe çka u ka ndodhur armiqve të Tij. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu ‘alejhi ve sel-lem) këtë ia ka sqaruar ummetit të tij. Te secila pjesë do të paraqesim atë që ka arritur prej tij deri tek ne, e përpara kësaj do t’i përmendim ajetet të cilët janë shpallur në lidhje me të. Kështu, mbi të do të jemi të informuar ashtu siç duhet, e do ta lëmë atë prej së cilës nuk kemi dobi dhe që nuk ka vlerë shkencore, e kjo është ajo çka mendojnë disa shkencëtarë nga radhët e pasuesve të Librit (ehlul-kitab), nga e cila, shumica e njerëzve nuk kanë kurrfarë dobie; prej tyre atë e transmetojnë vetëm disa dijetarë, atë çka ne nuk e pranojmë, nuk jemi duke shkuar në drejtimin e tyre, por nga ata do të përmendim vetëm nga diç, që do ta paraqesim në formë koncize. Do të sqarojmë se çka është e saktë në të dhe se çka është në pajtueshmëri me atë që ne kemi, si dhe çka nuk është në pajtueshmëri dhe çka duhet të mohojmë.


Sa i përket hadithit të besueshëm (sahih) të cilin e transmeton Buhariu, Allahu e mëshiroftë, nga Amr ibn El-Asi (radijAllahu ‘anhu), i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu ‘alejhi ve sel-lem)


“Transmeto nga unë, madje qoftë edhe një ajet, nuk pengon që të transmetoni nga Benu Isra’elitët. Transmetoni nga unë dhe mos gënjeni mbi mua, sepse ai që mbi mua gënjen me qëllim, le t’ia përgatit vetvetes vendin në Zjarr.”

Ai transmeton në lidhje me israilijate, të eilöt janë të pranueshëm tek ne, sepse nuk ekziston asgjë që do të mund t’i konfirmonte apo t’i pörgënjeshtronte, prandaj sipas qëndrimit të përgjithshëm, është i lejuar transmetimi i tyre. Në këtë mënyrë edhe ne do t’i përdorim ne këtë libër. Nuk pengon që të shërbehemi me atë që dispozitat tona atë e vërtetojnë, e atë që dispozitat tona e përgënjeshtrojnë e konsiderojmë të përjashtuar, transmetimi i tyre nuk lejohet, përveç nëse tregohet mbi atë se ai refuzohet dhe mohohet. Allahu, i Lavdëruar dhe i Lartäsuar qoftë Ai, na ka pasuruar me të Dërguarin tonë, Muhammedin (sal-Allahu ‘alejhi ve në raport me të gjitha ligjet fetare (sherijatet) dhe Librin në raport me të gjithë librat tjerë. Në atë çka kemi, nuk hasim në asnjë parregullsi apo ndryshim, gënjeshtär apo diç të rrejshme, shtrembërime dhe ndrrime, e mbi të gjitha këto, as ne ndryshime apo abuzime.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good