• Shporta e Blerjeve është bosh!

Parathënia e përkthyesit

Falenderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Atë të cilin e udhëzon Allahu në rrugën e drejtë nuk ka kush e humbet prej saj dhe atë që Allahu e le në humbje me drejtësinë e Tij, nuk ka udhëzim për të.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejte veç Allahut të vetëm, pa shok dhe se Muhamedi (salAllahu alethi ue selem) është rob dhe i Dërguari i Tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

“0 ju të cilët keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç e meriton Ai dhe mos tu gjejë vdekja vetëm se duke qenë musliman" [Ali imran: 102].

Gjithashtu thotë Allahu i Lartësuar:

“0 ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj i Cili ju krijoi prej një vetveteje (Ademit aleihi selam) dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij (Havanë) dhe prej tyre krijoi shumë burra e gra. Kijeni frikë Allahun me emrin e të Cilit përbetoheni, ruajini lidhjet farefisnore, me të vërtetë Allahu është mbi ju mbikëqyrës" [Nisa: 1]

Dhe thotë:

“0 ju të cilët keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) u mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyenjuve mëkatet tuaja, ekush e respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” [Ahzab: 70-71]

Në vazhdim themi se fjala më e drejtë është fjala e Allahut të Lartësuar, e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamdit (salAllahu alejhi ue selem). Veprat më të këqija janë risitë në fe. Çdo risi është bidat, çdo bidat është humbje e çdo humbje e ka vendin në zjarrin e xhehenemit.

Të kontribuosh në shërbimin e Sunetit të Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) është prej veprave më të çmuara që besimtari mund të veprojë, sepse Suneti është pjesë e shpalljes së Allahut të Lartësuar që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Çdo gjë që ai (salAllahu alejhi ue selem) e ka thënë e ka patur të shpallur nga Allahu i Lartësuar.

Në ajetet e para të sures Nexhm, Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi -Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk ka humbur e as nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore që i vjen atij". [Nexhm: 1-4].

 Ndaj dhe kontributi në ruajtjen e Sunetit të Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) është kontribut në ruajtjen e shpalljes së Allahut të Lartësuar, gjë për të cilën Allahu i Lartësuar e ka marrë përsipër Vetë për ta kryer diçka të tillë.

 Allahu i Lartësuar në suren Hixhër thotë: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur shpalljen dhe sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” [Hixhër: 9].

Dhe për këtë Allahu i Lartësuar ka bërë njerëz që e ruajnë këtë shpallje me diturinë e tyre dhe me shkrimet e tyre. 

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry's standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good