Diten kur botuam liberthin mbi jeten e Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na lindi ideja qe te shkruanim edhe per Allahun pasi te shkruash per Allahun vetvetiu ka bereqet, e te mos flasim per shperblimin e madh qe fitohet kur behesh shkak t'u kujtosh te tjereve madheshtine e Allahut dhe nevojen qe kane per Te.
Me ndihmen e Allahut dhe perkrahjen e Tij, sot u realizua kjo ide, duke mbledhur ne kete liberth disa shkrime qe kisha pergatitur per disa tribuna te mbajtura ne vende te ndryshme te tokave shqiptare. Te flasesh dhe te shkruash per Allahun eshte nje privilegj i madh, ndaj e falenderojme Allahun perzemersisht per kete mundesi qe na ka dhene dhe e lusim Ate qe per hir te kesaj vepre te na mbroje nga zjarri i xhehenemit dhe te na beje banore te Firdeusit!